A ka mbaruar ëndrra për pjesëmarrje në Kampionatin Botërorë Afrika e Jugut 2010 për yllin Anglez David Beckham (34) ? Është frikë se po !?
Në ndeshjen e të dielës mbrëma në Serie A, AC Milan kundër Verona(1-0), Beckham me sa duket është lënduar rëndë – dhe kjo pa veprimin e ndonjë lojtari kundërshtar.
Beckham ka pasur në min.84 një rast të mirë te rezultati 0:0. Pak më vonë, ai u ndal në rrethin e qendës pas një sulmi të ri dhe ka treguar menjëherë se është e pamundur me tutje. Ai është dërguar me bartëse në kabinë.
Në emisionin sportiv televiziv te RAI 2, “Domenica Sportiva”, vazhdimisht janë treguar imazhet e Bekhamit me lot në sytë e tij. Ai ishte mbetur me këmbën e tij të majtë varur në fushën e lojës.
Becks nën dhimbjet i është drejtuar fizioterapeutit të tij: “Është e thyer, është e thyer!”
Edhe pa Beckhamin, Milan fitoi 1:0 me golin e Clarence Seedorf (90+1.) dhe tani i është afruar në një pikë udhëheqësve nga Interi. Por fitorja u zbeh nga lëndimi i Beckhamit.
“Kjo është shumë e dhimbshme dhe me vjen shumë keq. Kjo do të dëmtojë gëzimin e fitores sonë. David ka vërejtur menjëherë se duhet të jetë diçka e keqe, ” ka thënë trajneri i Milanos, Leonardo, në Rai 2.
Beckham është dashur të trajtohet qysh në gjysmë lojën e parë. Ai kishte marrë një goditje në fytyrë, Becks ka pasur gjakderdhje, por ishte në gjendje të vazhdojë të luajë. Deri në shokun pak para përfundimit të ndeshjes.
Lëndimi i rëndë për David Bekhamin do të ishte një lamtumirë e parakohshme për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Nëse vërtetohen parashikimet për lëndimin, atëherë 115 herë reprezentuesi anglez dhe ish kapiteni i kësaj kombëtareje, do të duhej të pauzoj deri në 6 muaj. Ëndrra për pjesëmarrje në Botërorë do te mbaronte. Atje turniri final fillon me 11 qershor.
Paraqitja e tij e fundit për reprezentacionin anglez daton me 14 tetor 2009 kundër Bjellorusisë.
E.EJUPI

Comments are closed.