Dilemën se kush do ta bartë shiritin e kapitenit, pas lëndimit dhe pamundësisë për pjesëmarrje ne botëror të Michael Ballack-ut , është zgjedhur. Futbollisti i Bayernit, mbrojtësi anësor, Philip Lahm do të jetë kapiten i reprezentacionit të Gjermanisë.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se kjo tashmë është vendosur, por zyrtarisht, trajneri Lov, do ta beje publike para ndeshjes miqësore kontrolluese, të shtunën, kundër Hungarisë.
Në pyetjen per Philipp Lahm, se si ndihet ai, pas abstenimit të Ballackut, dhe rolit të tij të ri në kombëtare, Lahm ka thënë: ” Të qasemi dhe të thelloj besimin se ne mundemi të luajmë një kampionat botëror shumë të suksesshëm.”
Philipp Lahm edhe pse i vogël me shtat (1.70) llogaritet si futbollist i madh në kombëtaren e Gjermanisë. Në futboll madhësia nuk matet me centimetra, por me personalitet dhe me performance. Me një triumf në Botëror, ai do te bëhej vërtet i madh.
E. E.

Comments are closed.