Home » Lajm i fundit » Agim Agushi, arrin edhe një rekord botëror në Kullën e Frakfurtit-Messe TURM

Messe TURM Frankfurt Kulla e Panairit1 199x300 Agim Agushi, arrin edhe një rekord botëror në Kullën e Frakfurtit Messe TURM 

Agim Agushi pas gares me anetare te komisionit dhe menagjmenten e nderteses Christina Metzedorf 300x199 Agim Agushi, arrin edhe një rekord botëror në Kullën e Frakfurtit Messe TURMZhongluesi ynë i njohur Agim Agushi, sot në Ndërtesën më të lartë në Franfurt Kulla e Panaireve/Messe Turm/ me sukses të plotë sfidoi edhe një rekord botëror. Ai ia doli që në disiplinën ecje shkallëve të ndërtesës lartë e poshtë duke goditur topin me kokë pa ndërprerje të kalojë 5304 shkallë me kohë 1 orë 37 minuta e 5 sekonda. Kjo ndërtesë është 60 katëshe me një lartësi 257 meëtra dhe Agim Agushi, arriti që dy herë të ngjitet lartë dhe të zbresë poshtë. Kjo ngjarje e madhe u përcoll nga media  televizive, Reuters,RTL ,SAT 1, N 24 si dhe RTK përfaqësuar nga kameramani Besfort Hasanaj dhe  shumë media të shkruara.

Këtë ngjarje e përcolli edhe komisioni në përbërje: Mentor Miftari, trajner i futbollit, Gani Kosumi, redaktor i sportit në Radio Kosovë si dhe përcjellësi i Agim Agushit, Reshat Demiri.Pjesëmarrjen e Agim Agushit në këtë ngjarje të madhe sportive e ka ndihmuar edhe Departamenti i Sportit. Deri më tani, Agushi ka arritur të thejë pesë rekorde.Agim Agushi gjate ngjitjes ne ndertese 300x199 Agim Agushi, arrin edhe një rekord botëror në Kullën e Frakfurtit Messe TURM

Cilat janë redordet e deritashme të AgimAgushit ?

1.Goditje e topit me kokë në ecje, 15.356 km (9 milje 857 yard) për 3:12:39 ore, 27 Tetor 2002 ne Mynih (Gjermani).

2.Goditje e topit me kokë ndermjet dy lojtarëve, Agim Agushi dhe Bujar Ajeti, 11,111 goditje për 3:55:20 ore, 9 nëntor 2003 në Starnberg (Gjermani).

3.Goditje e topit me kokë i ulur në tokë: 4:02:01 orë, më 14 gusht 2005 në Flensburg, Gjermani (rekord i Ginisit),

4.Agim Agushi gjatë vendosjes se rekordit të goditjes se topit me kokë gjate ecjes me makine, Distanca me e madhe për goditje te topit me koke gjatë ecjes me makine (pa tavan, kabriolet): Agim Agushi (Kosovë), 7 kilometra, më 17 Gusht 2004 në Antalia (Turqi).

5.Ecje lartë e poshtë shkallëve duke goditur topin me kokë: Agim Agushi (Kosove),  3896 shkallë në ndërtesen e Qeverise së Kosovës, më 30 maj 2009 , për 1 ore e 12 min e 29 sekonda.

Gani KOSUMI

Agim Agushi ne katin e 59 300x199 Agim Agushi, arrin edhe një rekord botëror në Kullën e Frakfurtit Messe TURM

 

 

 

 

 

 

Frankfurti ku Agim Agushi vuri rekordin e ri boteror 300x199 Agim Agushi, arrin edhe një rekord botëror në Kullën e Frakfurtit Messe TURM

 

 

 

 

 

 

Agim Agushi gjate stervitjes para gares 300x199 Agim Agushi, arrin edhe një rekord botëror në Kullën e Frakfurtit Messe TURM

 

 

 

 

 

 

Agim Agushi para gares 300x199 Agim Agushi, arrin edhe një rekord botëror në Kullën e Frakfurtit Messe TURM

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.