Home » Atletikë, Futboll, Lajm i fundit » Agim AGUSHI synon Malejzinë ?

 

Agim Agushi, pasi me sukses të plotë sfidoi rekordin botëror në Kullën e panaireve/Messe Turm/ të Frankfurtit duke vu rekordin botëror, goditje të topit me kokë pa ndërprerje për një orë e 37 minuta dhe duke kaluar hiq më pak se 5304 shkallë në ndërtesën 65 katëshe. Në konferencën e sotme për media ku të pranishëm pos Agim Agushit ishin edhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të sportit të Kosovës dhe Gani Kosumi, redaktor I redaksisë së sportit të Radio Kosovës dhe anëtar i komisionit në këtë sukses të Agushit. –Tashti pasi përballova edhe këtë sfidë, gjithëçka varet se a do të siguroj mjete për të sfiduar edhe një rekord tjetër. Synimi im thotë Agim Agushi është edhe një rekord tjetër  në ndërtesën 120 katëshe në Malajzi. Ky synim, sipas tij, mbetet të konkretizohet brenda këtij vitit. Ai shprehet se është i gatshëm që me sukses të përballojë edhe këtë ndërtesë, porn ë këtë drejtim duhet kërkuar ndihmesë nga sponsorë të ndryshëm sepse për realizimin e këtij synimi nevojiten mjete të shumta materiale. Shpresojmë se njerëzit e vullnetit të mirë do ta mbështesin këtë sportiest i cilë është një ambasador i vërtetë i shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës.

G.K

Comments Closed

Comments are closed.