Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ish-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë, Ahmed Januzi, ka shënuar golin e tij të parë në këtë stinor të sapo filluar të kampionatit të Ukrainës.
Sulmuesi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, i gjatë 184 cm, dhe i rëndë 76 kg, ka nisur mirë stinorin, i cili në Ukrainë fillon në verë për shkak kushteve atmosferike. Në ndeshjen e parë të luajtur sot në udhëtim në Lutsk kundër FC Volyn, Vorskla Poltava ka fituar ndeshjen bindshëm 0:4. Pas kësaj fitoreje, dhe barazimit të Dinamo Kievit, Vorskla momentalisht udhëheq tabelën e klasifikimit për shkak gol-dallimit më të mirë.
Në minutën e 30-të, pas solo-depërtimit dhe të kalimit të tre futbollistëve vendas, Ahmet Januzi pas gjuajtjes së tij shënoi gol të mrekullueshëm – sipas komentimit të ueb-faqes zyrtare të Vorskla-s. Është ky goli i 10-të zyrtar i Januzit për skuadrën e tij me të cilën megjithatë nuk ka aq shumë paraqitje, por tek pritet shpërthimi i tij, i cili akoma është vetëm 22 vjeçar (para dy ditësh ka mbushur 22 vjet).
Kurse, në minuten e 69-të Januzi është zëvendësuar. Edhe Armend Dallku, mbrojtësi i kësaj skuadre dhe i Kombëtares së Shqipërisë, është paraqitur që nga fillimi i ndeshjes dhe ka luajtur tërë ndeshjen.
Në javën e dytë të kampionatit ukrainas, me 17 korrik, në fushën e saj, Vorskla pret Illychivets-in e Mariupolit.
Avni Durmishi

Comments are closed.