Albaspox

Albaspox

Fjala e Redaksisë

 

Po ia nisim…

Që nga janari i vitit 2010, një grup kolegësh, vendosëm të nisim një punë, e cila, megjithëse me vonesë, na është dukur e domosdoshme për sportin e Kosovës dhe më gjerë. Përpjekjet që në këtë rrugë të kemi përkrahjen e duhur të istitucioneve dhe të asociacioneve përgjegjëse të sportit, u pa se ishin vetëm humbje kohe të priten. Këtë  rrugë dhe mision të shejtë për sportin shqiptar përgjithësisht, e nisëm vetë, dhe do të përpiqemi ta mbajmë në jetë prore…

Natyrisht, çdo fillim është i vështirë. Për këtë redaksia e portalit Albspox.com është e ndërgjegjshmë. Mirëpo, të jeni të sigurt se me kohën do të bindeni të gjithë se ia ka vlejtë të flijohemi për këtë mision, pse jo edhe kombëtar për gazetarinë sportive në internet, e cila në Kosovë ka zënë të bëjë hapat në shekullin 21…

Portali sportiv Albaspox.com,  do të jetë 24 orë në ditë në shërbim të lexuesve, të cilëve prore do të përpiqemi t’u ofrojmë lajmet më të reja dhe më të rëndësishme të sportit në Kosovë dhe jashtë saj.

Synimi ynë është që me tekstet tona të botuara me kohë, e që mbi të gjitha janë të vërteta, të krijojmë besimin te lexuesit. Natyrisht, në këtë pikëpamje ne do të përdorim edhe zgjidhje të duhura teknike dhe multimediale.

Ne duam që në botën e gazetarisë së internetit të promovojmë sportin e Kosovës, sportistët dhe trajnerët, punëtorët sportivë, të cilët kanë nevojë që  t’u afirmohen vlerat e tyre.  Albaspox.com, njëkohësisht dëshiron që çdo sport ta ketë rastin të gjej vend në botën mediale.

Albaspox.com, ofron mundësinë për mësim, por edhe zhvillim dhe krijim të karrierës për ata që e duan gazetarinë sportive dhe sportin përgjithësisht. Ne duam që të përkrahim kreacionin dhe frymën gjurmuese, prore duke pasur parasysh përgjegjësinë për fjalën e shkruar.

Albaspox.com, synon që me punë cilësore, të përshkuar me zgjidhje cilësore teknike dhe përmbajtësore të bëhët një faqe e mirëfilltë dhe numër një në rajonin shqipfolës dhe më gjerë. Adhmërinë e shohim në bashkëpunim me të gjithë lexuesit dhe sportistët gjithandej botës sportive.

Duam që fjala  tonë të jetë e pavarur, kreative; të jetë e përgjegjshme dhe të nderojë bashkëpunëtorët, sportin në përgjithësi, dhe në veçanti sportistët. Natyrisht, edhe lexuesit.

Albaspox.com, e ka tashmë të qartë se pasuria më e madhe janë bashkëpunëtorët, që jemi të bindur se do të jenë përkrahës të misionit tonë.  Jemi të ndërgjegjshëm, se përbërësit kryesorë të suksesit tonë do të jenë  cilësia, motivimi dhe angazhimi i të gjithë bashkëpunëtorëve tanë…

Albaspox.com, ka një mision. Unë jam i pari…