Selektori Otmar Hitzfeld ka paralajmëruar se Albert Bunjaku do te jete ne formacionin bazë të Zvicrës për ndeshjen testuese që Zvicra zhvillon nesër mbrëma kundër Australisë.
Në një konferencë për shtyp që ka pasur sot Selektori i Zvicrës,Otmar Hitzfeld, ka konfirmuar se futbollisti shqiptar Albert Bunjaku(Nurnberg) do të jetë nga fillimi në formacionin bazë. Po ashtu Hitzfeld ka lënë të kuptohet se edhe shqiptari tjetër në radhët e reprezentacionit zviceran , Xherdan Shaqiri (Bazel) do të jetë në 11-shin startues.
Zvicra të premtën mbrëma(03.09.), nga ora 20:15, zhvillon ndeshje testuese para fillimit të kualifikimeve për EURO 2012.
Ndërsa të martën mbrëma(07.09.) , në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012, Zvicren e pret ndeshje e vështirë kundër Anglisë.
E.E.

Comments are closed.