Home » Futboll int., Kampionalti Italian, Lajm i fundit » Allegri shumë afër postit të trajnerit te AC Milan ?

Allegri trajner ne Milan 300x200 Allegri shumë afër postit të trajnerit te AC Milan ?Sipas raporteve të medieve ndërkombëtare, Massimiliano Allegri pritet të zgjidhet trajner i skuadrës italiane AC Milan. 42 vjeçari do të duhej të jetë pasardhës i brazilianit Leonardo që ka dhënë dorëheqje.

 

17 herë kampioni i Italisë, AC Milan , duket se për zëvendësues të Leonardos, që ka dhënë dorëheqje si trajner, të angazhoj Massimiliano Allegrin. Një takim mes trajnerit 42 vjeçar dhe bosit të Milanit, Silvio Berlusconi është planifikuar për ketë javë. Kështu shkruan të premten, gazeta ditore sportive italiane “Gazzetta dello Sport” .”Unë mendoj se Allegri do të jetë i duhuri për skuadrën tonë. Kështu kam menduar para dy viteve e kështu mendoj edhe tani. Berlusconi dhe ai ndoshta qysh në ketë fund javë do të lidhin një marrëveshje” ka thënë zv.Presidenti i Milanit, Adriano Galiani.

Edhe pse Allegri në prill ka qenë shkarkuar te skuadra e Caglarit, ai konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë të Italisë nga gjenerata e re e trajnerëve.

Trajneri i deritashëm i Milanit, braziliani Leonardo ka dhënë dorëheqje menjëherë pas përfundimit të kampionatit italian. Ai ka qenë në postin e kryetrajnerit vetëm për një sezon.

E. E.

Comments are closed.