Home » Kombëtarja-Shqipëri, Lajm i fundit, Perfaqesuesja-Kosovë » Andis Shala: Kam vendosur të luaj për Shqipërinë

Andis Shala 1 300x200 Andis Shala: Kam vendosur të luaj për Shqipërinë Në ndeshjet e radhës, që Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në Suedi, me 6 qershor, kundër Halmstadt BK dhe pastaj një ndeshje tjetër, që akoma nuk dihet saktësisht kundërshtari , me futbollistë kosovar nuk do jetë Andis Shala ( Dundee United ).

Andisi u shpreh : ” Unë kam rezervuar pushimin për ato ditë. Me vjen keq, por nuk mundem ta anuloj pushimin për shkak të shumë termineve tjera ”
Përderisa, i ati Kujtimi ( ish lojtar i Lirisë, Partizanit, Prishtinës, Dinamo Zagreb, Rennes, Fortuna Düssseldorf etj. ) u shpreh: ” Djali i im, Andisi, do të luaj për kombëtaren e Shqipërisë. I kam premtuar përzgjedhësit të Shqipërisë, trajnerit Kuzhe, dhe do t’i përmbahem ati premtimi. Andisi do te luaj për Shqipërinë dhe nëse Kosova pranohet ne UEFA dhe FIFA”.
Ndërsa vet Andisi deklaroi :”Flamuri i Shqipërisë me ushqen shpirtin. Kjo është edhe një arsye me shume se kam  vendos të luaj për Shqipërinë” .
 
Për formën nëpër të cilën po kalon Andis Shala disa fjale na i ka thënë i ati i tij Kujtimi: “Andisi ka pas një sezon të gjatë. Sezonin e ardhshëm ekipi i tij do jetë ne Europa League. Kanë shkuar edhe ne finalen e Kupës se vendit. Sezoni 2010/11 mendoj se do të jetë më i rëndësishmi në formimin e karrierës së Andisit.”
Ndërsa në pyetjen tonë se si është situata me debutimin për Kombëtaren e Shqipërisë ? Kujtim Shala na tha: ” Jam duke pritur nga Josip Kuzhe që të na kthej përgjigjeje…”

Andis Shala është 21 vjeçar, ka shtetësinë gjermane , ndërsa luan në Dunde United prej shkurtit 2009. Ka një kontrate me skuadrën skoceze(e treta ne tabelë)  deri me 30.06.2011.

 Sami BACAJ

Comments are closed.