Anglezi, Howard Webb referon, të dielën, ndeshjen e 19 finale të Kampionatit Botërorë te futbollit ne mes te Holandës dhe Spanjës ne stadiumin Soccer City ne Johanesburg
Është kjo ndeshja e dytë finale që referon anglezi Webb. Po këtë vit , anglezi kishte referuar finalen e madhe të Ligës se Kampioneve në mes të Interit dhe Bayernit.(2:0) në Maj në Santoago Bernabeu të Madridit.
Anglezi u be i njohur ne Euro 2008. Pas ndeshjes Austri – Poloni (1:1), referi i shkolluar për policistë, ishte i kërcënuar nga tifozët polak. Për shkak te një penalltie te referuar për Austrinë ne minutat shtese te lojës , tifozët polak kishin kërcënuar me vdekje referin anglez.
Webb ne ketë Kampionat ka referuar tashme tri ndeshje. Ai ka referuar ndeshjen e pare dhe disfatën e finalistit Spanjës kundër Zvicrës (0:1). Po ashtu ne fazën e grupeve anglezi Webb ka referuar edhe ndeshjen Sllovakia-Italia (3:2) si dhe në të tetën e finales Brazili – Kili (3:0).
Ndeshja “finale e vogël” për vendin e tretë, në mes të Gjermanisë dhe Uruguait, në Port Elizabeth i është besuar Benito Archundia. Meksikani 44 vjeçar ka referuar edhe para katër viteve ndeshjen gjysmëfinale në Dortmund, në mes të Gjermanisë dhe Italisë (0:2, pas vazhdimeve) .
E.Ejupi


Comments are closed.