Arnold Gjergjaj ka shënuar fitoren e tretë në profesionalizëm në po aq sa ka duele të zhvilluara dhe po ashtu sikurse edhe në duelet e para edhe në të tretën e fitoi me “Knock Out”. Gjergjaj pati një kundërshtar nga Hungaria të
cilën nuk ështe edhe i panjohur për opinionin tonë boksdashës pasi që me të ka boksuar këtë vit edhe Xhavit Bajrami i cili po ashtu ka shënuar fitore.
Gjergjaj nga fillimi zhvilloi një luftë të menqur, por nuk arriti deri në raundin e gjashtë t`a fitoj duelin me ndërprerje. Kjo fitore do t`i jap edhe më shumë kurrajo boksierit tonë për vitin e ardhshëm. Gjergaj një djalosh 25-vjeçar dhe me 110.5 kg muskuj është talenti më i madh shqiptar në kategorinë e rënd.
Nga Artan Verbica
21 Dhjetor 2009

Comments are closed.