Në Kampionatin e 72-të Kombëtar të Shqipërisë që është mbajtur në stadiumin “Qemal Stafa”, pos atletëve më të mirë të Shqipërisë kanë marrë pjesë edhe atletët nga Kosova. Përfaqësuesi i klubit të atletikës “Rogana”Astrit Kryeziu, u dëshmua edhe në këtë garë duke ngadhënjye në disiplinën 800metra me kohë 1 minutë, 53 sekonda e 85 të qindtat e sekondës që njëherësh është edhe rekord i ri i Kosovës. Ky rezultat është për 25 të qindtat e sekondës më i mirë se rezultati i arritur ditë më parë në Rijekë të Kroacisë me kohë 1 minutë, 54 sekonda e 10 të qindtat e sekondës.
Rezultatet e atletëve të Kosovës të arritura në këtë kampionat:
Musa Hajdari dic. 400m vendi i -III- me kohė 51”.42
Dea Mustafa dic.400m vendi i -III- me kohė 1′.08”.09
Astrit Kryeziu dic. 800m vendi i I- rė me kohė 1′.53”.85 (rekord i Kosovės)
Nurije Shala dic.800m vendi i -II-tė me kohė 2′.26”.25
Gresa Bakraqi dic.1 500m vendi i -I-rė me kohė 5′.01”.96
Fjolla Mėrgata dic.1 500m vendi i -II-tė me kohė 5′.06”.82
Vedat Termkolli dic 10 000m vendi i I-rė me kohė 38′.00
Lule Veselaj dic. Gjyle vendi i -I-rė 26m. 87 cm
Shtizė vendi i -II-tė 9m.02 cm
G.K

Comments are closed.