Gjatë fundjavës në Sten Galen të Zvicrës u mbajt Kampionati Zviceran dimëror i Atletikës. AZtleti nga Kosova, Astrit Kryeziu edhe në këtë garë tregoi një performancë të mirë krahas atletëve zviceran ku vetëm per 15 të qintat e sekondes i iku vendi i parë.Në këtë kampionat Astritit iu bë e mundur të marrë pjesë falë disa bashkëatdhetarëve që në bisedime me organizatorin e garës iu lejua që të marrë pjesë, ku dihet se në kampionate shtetërore nuk është e mundur të marrësh pjesë si shtetas i huaj.Si do qoftë Astriti Kryeziu vrapoi në konkurrencë me atletët zviceran gjatë ketyre dy ditëve.
Gara është mbajtur me kualifikime, në diten e parë. Astriti Kryeziu në baterinë e tij ishte i pari dhe u kualifikua pa asnjë problem ,kurse në diten e dytë në finale doli i dyti në një konkurrencë shumë të ngushtë që e humbi garen krejt në fund për vetëm 15 të qintat. Mos eksperienca në garat e sallave të mbyllura ai mbeti ne poziten e dytë ku dihet është një dallim i madh vrapimi në salla me ato në stadiume të hapura.
Me 25 të këtij muaji Astriti Kryeziu kthehet në Kosovë ku do ti vazhdojë përgaditjet për garat e ardhshme që e presin gjatë këtij sezoni.
Rezultatet e vrapimit në 800 metra
1.Jan Hochstrausser BTV.ARAU (SUI) 1.54.14
2.Astrit Kryeziu /KOSOVA/ 1.54.29
3.Diego Menzi KTV Butschvill (SUI) 1.54.66
G.K

Comments are closed.