Në Ohër është mbajtur Mitingu Ndërkombëtar “Ohri 2010”. Në këtë garë kanë marrë pjesë afro 100 atletë dhe atlete, përfaqësues nga Bullgaria,Shqiperia,Turqia,Mali i Zi,Rumania,Serbia,Maqedonia dhe Kosova.
Atletët e klubit Rogana të cilët e përfaqësuan Kosovën në këtë garë duke shënuar sukses të dalluar.Astrit Kryeziu në disiplinën 800 metra, zuri vendin e dytë në konkurrencën e seniorëve, ndonëseky atlet është 18 vjeç dhe bënë gara në konkurrencën e juniorëve. Ky njëherësh është rekord i ri i Kosovës në këtë discipline nga mëvetësimi i sportit të Kosovës.
Disiplina 800 metra:
1.Sava Todorov /Bulgari/ 1.54.14
2.Astrit Kryeziu/Kosova/ 1.54.61
( ky është edhe rekord i Kosovës që prej mëvetsimit të sportit kosovar)
3.Pjetër Ndoj /Shqiperi/ 1.55.56
Në përgjithësi kanë dominuar atletët nga Bullgaria.
Astrit Kryeziu, më 29 maj të këtij viti ka një ftesë për në Mitingun Ndërkombëtar të Rjekës, që është njëri ndër mitingjet më të forta në Evropë për juniorë. Pjesëmarrja e tij në këtë garë ende nuk është e sigurtë, sepse sigurimi i mjeteve mtetet edhe më tutje problem parësor për atletët, gjegjësisht sportistët nga Kosova
G.Kosumi

Comments are closed.