Home » Atletikë, Lajm i fundit » Atletikë: Nikolas Muindi dhe Svatllana Shepeleva-fitues të Gjysmë Maratonës Ndërkombëtare “Prishtina 2010”

 

DSC 0172 300x199 Atletikë: Nikolas Muindi dhe Svatllana Shepeleva fitues të Gjysmë Maratonës  Ndërkombëtare “Prishtina 2010”Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, ndau mirënjohjet dhe kupën fituese, keniasit Nikolas Muindi, i cili edhe vitin e kaluar kishte fituar në gjysmëmaratonën në Prishtinë. Ai, shënoi kohën prej 1 orë, 5 minuta e 31 sekonda, duke lënë pas atletin nga Molldavia Vitali Georgjita dhe ukrainasin Maskim Janishevskin. Rezultatin më të mirë nga atletët vendorë për meshkuj e arriti Vedat Tërmkolli, i cili zuri vendin e pestë. Ndër femra, titullin e mbrojti molldavja Svetllana Shepeleva, e cila arriti kohën më të mirë në cak, 1 orë e 21 minuta. Vendin e dytë e zuri Simona Maksim nga Rumania dhe të tretën Rumiana Panovska nga Bullgaria.DSC 0165 300x199 Atletikë: Nikolas Muindi dhe Svatllana Shepeleva fitues të Gjysmë Maratonës  Ndërkombëtare “Prishtina 2010”

Në këtë gjysmë maratonë, morën pjesë gjithsej 373 garues, të cilët garuan edhe në disiplina tjera. Në kategorinë e veteranëve për meshkuj, vendin e parë e zuri Peter Emtekjer nga Danimarka, kurse për femra, atletja më e mirë kosovare Myrvete Përvetica arriti e para në cak. Në kategorinë e vrapimit 5 mijë metra, vendin e parë për meshkuj e zuri Suad Kryeziu, kurse për femra Gresa Bakrraqi. Edhe këtë vit, u mbajtën garat në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, ku tek meshkujt i pari doli Avdyl Ibishi, ndërsa te femrat Sadije Sadiku.

Gjysmë Maratona “Prishtina 2010”, u mbajt nën patronatin e presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu.

 

G.Kosumi

Comments are closed.