Home » Atletikë, Lajm i fundit » Atletikë-tre atletë të Kosovës në Mitingun Ndërkombëtar në Stamboll, një në Rjekë të Kroacisë

 

Siç bëjnë të ditur drejtuesit e Federatës Atletike të Kosovës, tre atletë të përfaqësueses së Kosovës do të marrin pjesë në  Mitin gun Ndërkombëtar Memorialin “Ylmaz Sazak” i cili do të mbahet të shtunën, më 29 maj 2010 në Stamboll të Turqisë.

Në këtë garë do të paraqiten atletët më të mirë të dalluar të Kosovës: Meriton Hasanaj – senior 1000 metra, Fatmir Mehmeti – senior – 300 metra dhe Gresa Bakrraqi (U-16 në 1500 metra)

Me ta do të udhëtojë edhe Afrim Belegu, trajner i përfaqësueses së Kosovës.

Po me këtë datë, më 29 maj, në Rjekë të Kroacisë mbahet Mitingu Ndërkombëtar për Juniorë. Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojë atleti i mirënjohur,Astrit Kryeziu në përcjellje të trajnerit të tij Zijadin Kryeziu. Ky është njëri ndër mitingjet më të njohura të Evropës për juniorë. Bazuar në rezultatet e deritashme mund të pritet një përfaqësim i denjë i atleti Astrit Kryeziu në këtë veprimtari ndërkombëtare.

G.Kosumi

Comments Closed

Comments are closed.