Home » Futboll, Futboll int., Kampionati Spanjoll » Barça, Real vetëm nga një pikë

Osasuna Real 150x150 Barça, Real vetëm nga një pikëMe javën e 16-të që vazhdoi gjatë vikendit në Primera Division të Spanjës, tri skuadrat e para në tabelën e klasifikimit nuk ia dolën të fitojnë. Dy gjigantët kryesor, Barcelona dhe Real Madrid luajtën vetëm baras, kurse Sevilla nuk ia doli që ta fitojë as një pikë përkundër që kishin epërsi në rezultat dhe deri në fund të ndeshjes kishin një pikë në xhep. Barcelona edhe një herë u ndal përball Villarealit të papërshtatshëm e cila sikur është bërë macë e zezë për katalunasit. “Nëndetësja e verdhë”, ia doli që nga Camp Nou të kthehet me një pikë të artë.
Edhe “mbretërit” e Madridit u ndalën në Pamplona te baskët e Osasunas të cilët rëndom din të ndalin skuadrat e mëdha. Rezultati në fund ishte i favorshëm për vendasit pasi që ndeshja u mbyll pa gola me gjithë disa raste të mira shënimi nga të dyja palët.
Kthimin më të madh të ndeshjes, dhe rikthimin e formës së mirë e kanë konfirmuar në këtë javë skudra e dytë madrilene, Atletico, të cilët me gjith disavantazhin nga pjesa e parë, në atë të dytën përmbysën rezultatin dhe mposhtën skuadrën e cila nuk di për fitore në disa javë, Sevilla. Ndeshje interesante u zhvillua edhe në Valencia, ku “bardhezinjtë” fituan takimin vetëm në minutën e fundit, kundër spanjollëve të Katalunisë, Espanjollit. Nga tre pikë shumë të rëndësishme në luftë për ekzistencë morën Santander kundër skuadrës promovuese në elitë, Tenerife, dhe Almeria kundër skuadrës së fundit në tabelë, Xerez. Edhe Malaga mund të mbetët e kënaqur me pikën e fituar në Gijon me gjithë epërsinë që kishte dy herë radhazi.

Rezultatet, java 16-të:

Valencia 1 – 0 Espanyol
N. Zigic 90′

Barcelona 1 – 1 Villarreal
Pedro 7′ – 50′ D. Fuster

Atlético Madrid 2 – 1 Sevilla
I. Dragutinovic (OG) 48′ A. López 90′ – 44′ Renato

Sporting Gijón 2 – 2 Málaga
G. Arnolin 44′, Roberto Canella 69′ – 10′ Duda – 60′ Weligton

Getafe 1 – 0 Real Valladolid
F. Casquero 84′

Racing Santander 2 – 0 Tenerife
Gonzalo Colsa 72′, Xisco Jiménez 75′

Almería 1 – 0 Deportivo Xerez
José Ortiz 89′

Real Zaragoza 0 – 0 Deportivo La Coruña

Mallorca 2 – 0 Athletic Bilbao
Julio Alvarez 49′, A. Aduriz 66′

Osasuna 0 – 0 Real Madrid

Tabela:
1. Barcelona……………..16 12 4 0 37:10 40
2. Real Madrid…………..16 12 2 2 40:13 38
3. Valencia…………………16 9 5 2 28:16 32
4. Mallorca…………………..16 9 3 4 30:18 30
5. Sevilla……………………..16 9 3 4 27:15 30
6. Deportivo…………………16 8 4 4 19:16 28
7. Getafe……………………..16 9 0 7 26:22 27
8. Athletic Bilbao…………..16 8 2 6 21:20 26
9. Villareal……………………16 6 4 6 25:20 22
10. Sporting…………………16 5 6 5 17:17 21
11. Atletico Madrid……….16 4 5 7 23:28 17
12. Osasuna…………………16 4 5 7 14:19 17
13. Valladolid………………16 3 7 6 22:27 16
14. Racing…………………..16 4 4 8 19:25 16
15. Almeria…………………16 4 4 8 16:26 16
16. Espanyol………………..16 4 4 8 10:22 16
17. Tenerife…………………16 4 3 9 15:30 15
18. Malaga…………………..16 2 7 7 19:23 13
19. Zaragoza……………….16 3 4 9 17:35 13
20. Xerez………………………16 1 4 11 6:29 7

A.D.

Comments are closed.