Home » Futboll int., Kampionalti Italian, Kampionati Anglez, Kampionati Francez, Kampionati Gjerman, Kampionati Spanjoll, Lajm i fundit » Barcelona, mbetet, skuadra me shikueshmëri më të madhe në Evropë

Messi Barca foto Witters 300x225 Barcelona, mbetet, skuadra me shikueshmëri më të madhe në EvropëSipas Portalit ndërkombëtar “stadionwelt.de” listës së skuadrave me shikueshmëri më të madhe në Evropë edhe me tutje, si më parë, i prinë Barcelona.

 

Lojërat e mira të futbollistit më të mirë të Botës, argjentinasit Lionel Messit, dhe yjeve tjerë të Barcelonës, kanë qenë tërheqëse, sepse në stadiumin e tyre “Nou Camp” ketë sezon kanë tërhequr mesatarisht  80.194 shikues  për një ndeshje . Katalonasit janë të vetmit që tërheqin shikues me shumë se sa Borussia e Dortmundit që, tashmë, është e dyta në ketë rangliste me mesatarisht 77.000 shikues ketë sezon kur luan si vendas në stadiumin e tyre Westfalia.

Pas BVB të tretit në listë janë rivalet kryesor të Barcelonës, skuadra Real Madrid, me 74.900 shikues mesatarisht në stadiumin e tyre “Santiago Bernabeu”.

Ndërsa pas tyre pasojnë kampionët anglez, Manchester United, me mesatarisht 74.900 shikues, në teatrin e tyre të ëndrrave.Borussia DORTMUND 300x225 Barcelona, mbetet, skuadra me shikueshmëri më të madhe në Evropë

Skuadra Real Madrid deri tash ka qenë e dyta në rangliste për kah shikueshmëria, por ketë sezon është Borussia Dortmud që e ka tejkaluar.

Përveç Borussia Dortmund, në mesin e Top 10 skuadrave më të shikuara në Evropë plasohen edhe tri skuadra gjermane; Bayern Munih, Schalke 04, dhe Hamburger SV.

E.EJUPI

Comments are closed.