Home » Basketboll, Lajm i fundit » Basketboll – Play-off, Sonte Peja – Sigal Prishtina

 

 Bashkimi Basketboll – Play off, Sonte Peja – Sigal Prishtina

Sonte në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e plej-ofit në basketboll, ku do të përballen Peja – Sigal Prishtina, ndeshje kjo që fillon në ora 19,00. Kampioni aktual, Sigal Prishtina ndeshjen e parë e kishte fituar në kryeqytet me rezultat 79:60, andaj qysh sonte do të mëtojnë që me fitore eventuale ndaj pejanëve, të kualifikohen në finale. Shikuar realisht, skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi, cilësohet favorite përballë Pejës, por këtë duhet ta dëshmojnë sonte në fushë.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale e zhvilluar mbrëmë në Prizren, Bashkimi ka mundur Trepçën me rezultat 100:89, andaj prizrenasit do të kërkojnë finalen në ndeshjen e tretë që do të zhvillohet këtë fundjavë. Amerikani Damarius Bollds ishte më efikasi ndër prizrenasit me 32 pikë e Haxhibulliq me 21, kurse për Trepçën fundori Pelto shënoi 19 pikë.

E. Thaçi

Comments are closed.