Home » Basketboll, Lajm i fundit » Basketboll-Kupa e Kosovës, sonte disa takime interesante

 

Basketboll nga takimi Yjet Perfaqesuesja e Kosoves 300x199 Basketboll Kupa  e Kosovës, sonte disa takime interesanteSonte, në program janë disa takime çerkefinale të Kupës së Kosovës në basketboll për mëshkuj. Në konkurrencën e mëshkujve, Bashkimi ka zhvilluar takimin kundër Yllit të Therrandeës dhe siç është pritrur ka shënuar një fitore bindëse me rezultat të thellë 139:52. Kështu Bashkimi me plotë meritë është kualifikuar për në gjysmë finale. Sonte, në Qendrën e Rinisë dhe të sportit në Prishtinë, zhvillohet ndeshja  ndërmjet rivalëve vendor, Sigal Prishtinës dhe Euro Sportit. Pritet fitore e sigurtë e kampionit dhe fituesit të kupës së Kosovës, ekipit të Sigal Prishtinës. Edhe Trepça, pritet të plasohet për në gjysmë finale, pasi për kundërshtar ka ekipin e Ligës së parë të Kosovës, Fushë Kosovën. Më herët është zhvilluar takimi ndërmjet Pejës dhe kosovës së Vushtrrisë me fitoren e thellë të pejanëve 134:61.

Në konkurrencën e femrave, finaliste e parë është Penza, pasi Sigal prishtina nuk e ka zhvilluar takimin kundësr saj, kurse sonte në Prizren vendoset për finalistin e dytë ndërmjet Bashkimit dhe Dritës dhe bazuar në cilësinë e skuadrave, pritet fitore e sigurtë e Bashkimit dhe kualifikim për në finale.

Grupi A

E enjte:

Sigal Prishtina – Kol. Eurosporti            20:00

GRUPI B

Bashkimi – Ylli                               139:52

Bashkimi – kualifikohet për katërshin final

GRUPI C

E enjte:

Trepça – F. Kosova                         19:30

GRUPI D

E martë:

Peja – Kosova                                 134:61

Peja – kualifikohet për katërshin final

 

BASKETBOLL: KUPA E KOSOVËS – FEMRAT

 

GRUPI A

E enjte:

Bashkimi – Drita                             18:00

GRUPI B                                                                                

Penza është finalistja e parë e Kupës     

G.Kosumi

Comments are closed.