Home » Basketboll, Lajm i fundit, Sporte me Dore » Basketboll: Përfundon afati kalimtar i janarit, pritet pranverë e nxehtë

Të premten, ka përfunduar afati kalimtar për basketbollistë, të cilat në zyret e FBK-së, tashmë janë bërë kërkesat e fundit të skuadrave që janë përforcuar në këtë afat kalimtar. Pothuajse të gjitha skuadrat janë përforcuar me basketbollistë dhe në bazë të kërkesave për transfere, pritet të jetë një pranverë e nxehtë në basketbollin kosovar. Lideri momental në elitën e basketbollit tonë, Trepça nga Mitrovica, ka përforcuar radhët e saj me basketbollistin boshnjak Emir Zimiç, që erdhi nga skuadra Peristeri e Maqedonisë. Kjo skuadër ka rikthyer në radhët e veta Fikret Hanxhiqin si dhe ka arritur marrëveshje edhe me lojtarin e Kosovës së Vushtrrisë, Besnik Azemin.

FBK logo5 Basketboll: Përfundon afati kalimtar i janarit, pritet pranverë e nxehtë

Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, ka zyrtarizuar dy basketbollistët e huaj amerikanë, fundorin Xhon Gilkrist dhe qendrën Gerald Inman, si dhe ka rikthyer në radhët e veta qendrën Ersid Lucën. Bashkimi nga Prizreni, është një prej skuadrave që më shumti është përforcuar në afatin kalimtar të janarit. Nga basketbollistët vendorë, prizrenasit janë përforcuar me Kushtrim Hydën, Urim Zenelajn dhe Qëndrim Hajdarajn, që të tre me status të lirë, kurse nga lojtarë të huaj kanë marrë amerikanët Çarlls Bronson dhe Rolando Little. Peja ka përforcuar ekipin me Mirza Ahmedbashiçin, që luajti për skuadrën austriake Viena, pastaj me dy basketbollist të huaj Skot Dustin Carnel dhe Eduards Mario Perez nga SHBA-ja. Kosova nga Vushtrria, poashtu është skuadër e cila në radhët e veta ka sjellë si të lirë basketbollistin Leon Prekazin dhe është përforcuar me amerikanin Brajan Uilliams. Futura, ka përforcuar radhët me Mustafë Merovcin që luajti në skuadrën turke Izmir Tire dhe me malazezin Millorad Shutulloviç. Kurse Kolegji Eurosporti në radhët e saja ka sjellë lojtarin e Futuras Kujtim Lepajën, përderisa ekipi nga Liga e Parë Vëllaznimi nga Gjakova, ka sjellë në radhët e veta basketbollistin e Bashkimit, Visar Bunjakun.

 

FEMRAT
Lojtare vendore:
1.Hana Isufi – nga KB “Kastrioti” në KB “Drita”
2.Arbnore Perquku – nga KB “Kastrioti” në KB “Sigal Prishtina”
3.Gentiana Ismaili – nga KB “Kastrioti” në KB “Sigal Prishtina”
4.Lirona Rexhepi – e lirë, në KB “Sigal Prishtina”
5.Elinda Musliu – nga KB “Kastrioti” kthim nga huazimi në KB “Bashkimi”
6.Iliriana Berisha – nga KB “Penza” kthim nga huazimi në KB ‘Bashkimi”

Lojtare të huaja:
1.Vesna Balazoska nga Maqedonija në KB “Bashkimi”
2.Lidija Milkova nga Maqedonija në KB “Bashkimi”

Grupmoshat e reja dhe huazimet:-
1.Arion Balluku- nga SHB “Junior 06”në KB “Megasports”
2.Besmir Nuli -huazim nga KB “Trepça”në KB “Kosova”
3.Ngadhnjim Shabani –huazim nga KB “Trepça” në KB “Futura”
4.Arijan Plluzhina – huazim nga KB “Trepça” në KB “Kosova”
5.Vigan Shasivari – regjistrim i dyfishtë KB”Vllaznimi”senior-në KB”Kolegji Universi” Junior.
6.Arber Elshani – regjistrim i dyfishtë në KB”Kosova” dhe në KB”Vllaznimi”
7.Albin Gashi –lojtarë i lirë,në KB”Kolegji Universi”
8.Donik Susuri – nga KB“Megasports”në KB”Kolegji Universi”
9.Leonit Hoxhaj – nga KB“Megasports”në KB”Kolegji Universi”

 

Comments are closed.