Takimi i ndërprerë mbrëmë, gjysmë final të Kampionatit shtesë të Technomarket super Ligës së Kosovës në basketboll, për shkak se pikonte çatia në Qendrën e rinisë dhe të sportit në Prishtinë, është zhvillua sonte po në këtë palestër ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës dhe ka përfundua me fitore e kampionit në fuqi dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Sigal Prishtinës me rezultat 79:60. Takimi vazhdoi aty ku mbeti në çerekun e tretë kur rezultati ishte 51:39. Pejanët patën një periudhë të mirë të lojës duke ngushtura rezultatin në vetëm 4 pikë 56:52. Mirëpo, prishtinasit në çerekun e katërt I konsoliduan radhët dhe nga minuta në minutë filluan të shtojnë epërsinë dhe në fund ndeshja përfundoi në të mirë të Sigal Prishtinës me plotë 19 pikë epërsi 79:60. Në radhët e skuadrës ngadhnjimtare më të dalluarit dhe më të disponuarit për lojë ishin Gaston Esengue me 24 dhe Aleks Karkamo me 18 pikë. Në radhët e Pejës edhe kësaj radhe u dalluan Pushiq me 15 dhe V.Grapci me 17 pikë.Ndeshja e dytë çerekfinale ndërjmet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të enjten, më 15 prill në Pejë.
Sigal Prishtina – Peja 79:60 (24:20, 14:13, 18:19, 23:08)
Palestra e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë
Shikues:300
Gjyqtarë: A. Rifati, Xh. Mumini, E. Raça.
Pesë gabime vetjake: Kuraja.
Sigal Prishtina: Azemi 9, Hasani, Binxhija 7, Spaçi 6, Lila, Rugova 4, Breca, Podvorica 4, Veseli 5, Esengue 24, Karkamo 18, Sinani 2.
Peja: Rexhepi 1, Radoni 11, V. Grapci 17, Gashi, Kuraja 4, Rr. Grapci 4, Pushiq 15, Dupa, Ebibi 2, Llitëll 2, Idrizaj 4, Merovci.
G.Kosumi

Comments are closed.