Bayern Munih para ndeshjes më të rëndësishme në historinë e klubit, të shtunen nga ora 20:45 në stadiumin Santiago Bernabeu , në Madrid, në finale të Ligës së Kampionëve, takohen kundër Interit të Milanos.
Në konferencën përmbyllëse para takimit, kanë folur trajneri Louis van Gaal, kapiteni Mark van Bommel, dhe Bastian Schweinsteiger, lidhur me përgatitjet për ndeshjen e rëndësisë historike për ta.
Para së gjithash gëzohet trajneri i Bayernit, holandezi Van Gaal,”se e gjithë Gjermania qëndron prapa Bayernit. Por është gjithashtu kënaqësi e veqantë që stadiumi “Allianz Arena” nesër në mbrëmje do të jetë përplot me shikues.Atje pritet të jenë 70.000 shikues për të përcjellur ndeshjen në TV projektor. Kjo është madheshtore dhe e pa besueshme. Dhe unë besoj se ata do të mund të festojnë fitoren tonë”
Ylli i mesfushës në radhët e Bayernit, Bastian Schweinstaiger pret një paraqitje të jashtëzakonshme të skuadrës së tij.” Ne kemi pasur një mbrëmje madhështore në finalen e Kupës së Gjermanisë në Berlin.Unë mendoj se edhe këtu do të jetë një mbrëmje e madhe”. Dhe vazhdon:” Secilit i është e qartë, se ne mundemi të shenojmë rezultat historik. Secili është i uritur që të luaj dhe të fitoj ketë ndeshje”.
Me dy trofet deri tani , bavarezet nuk janë të ngopur, ata duan edhe trofeun e tretë.
Kapiteni Mark van Bommel beson në një finale me rivalitet të madh.”Gjëra të vogla mund të vendosin takimin, kjo mund të jetë një faull, një goditje dënimi. Nëse njëra skuadër avanson me 1:0, atëherë për skuadren tjeter do të jetë vështirë të rikthej rezultatin”.
Por për Bayernin nuk ka asgjë të pa mundur, ketë e di edhe holandezi:” Është një ndjenjë e mirë për të ditur se ekipi mund të rikthehet, kur është në disavantazh. Ne jemi psiqikisht të fortë, që edhe nga disavatazhi ta rikthejmë lojën në fitore”.
Por te disavantazhi besohet se nuk do të shkohet fare, pasi trajneri Louis van Gaal ka paralajmeruar taktike ofanzive.
Louis van Gaal :” Filozofia ime është që të sulmohet vazhdimisht, që gjithmon të gjendemi në gjysëmfushen e kundërshtarit. Ne bëjmë lojë edhe për publikun. Mourinho parapelqen më shumë të jetë defanziv”.
Deklarata optimiste dhe shpresëlënëse për një ndeshje të fortë dhe të mirë për publikun, pjesë e të cilit do të jemi edhe ne në Kosovë përmes kanalit televiziv RTK, që nga ora 20:45 do të bëjë transmetimin direkt.
E. EJUPI


Comments are closed.