Home » Futboll int., Kampionati Gjerman, Lajm i fundit » Besart Ibraimi shenon dy gola per Schalke 04

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Besart Ibraimi ka shënuar dy gola ne fitoren e Schalkes 5:2 ne nje  ndeshjen testuese kundër Rot-Weiss Essen , para fillimit të Kampionatit gjerman të futbollit.

Kampionati gjerman i futbollit fillon me 20 gusht. Skuadrat e bundesliges i kane nisur përgatitjet me kohë. Në kuadër të disa ndeshjeve kontrolluese që janë zhvilluar skuadra e Schalke 04 ka shënuar fitore bindëse, por pak sa të mundimshme,  kundër, tash anëtarit të ligës së tretë të Gjermanisë,  Rot-Weiss Essen, 5:2(2:2).

Ishte futbollisti shqiptar Besart Ibraimi që në ketë ndeshje shënoi dy gola për Schalken duke treguar cilësitë e tija prej një golashënuesi.

Ibraimi ishte inkuadruar në lojë në minutën 46. Përpos dy golave të shënuara, për 3:2 (79’) dhe 4:2 (81’) reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë, në një aksion me herët (77’) , kishte goditur shtyllën duke paralajmëruar se do të jetë i rrezikshëm për portën kundërshtare. Zatën për të shënuar gola, në janar të këtij viti ishte transferuar te Schalke dhe mendohej se do të jetë pasardhës i denjë i Kevin Kuranyi-t.

Besart Ibraimi , 23 vjeçar, në Schalke ka kaluar nga janari i këtij viti , ndërsa më parë ka qenë anëtar i skuadrës Renova të Maqedonisë për të cilën ka zhvilluar 42 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola.

E.E.

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.