Besim Kabashi ka caktuar duelin e parë këtë vit. Ai me 20 Mars do të ketë duelin e parë për vitin 2010. Kabashi parashikon qe gjatë këtij viti të bokson rreth katër duele. Kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar për shkak se ende nuk po dihet se a do të mbroj titullin e versionit WKA deri -95 kg në diciplinën Thai-Box me rregulla të K-1, apo do të sfidoj titullin e po të këtij versionit WKA deri në +95 kg në diciplinën Kick-Box (low-kick) me rregulla po të K-1.
Besim Kabashi ka kaluar një sezon të përkryer në vitin 2009, ku mbrojti titullin e kampionit botëror të versionit WKA katër herë radhazi. Kabashi mbrojti titullin e kampionit botëror të versionit WKA deri në -95 kg, diciplina Thai-Box, për herë të parë me 6 Mars 2009 kundër francezit, David Dankrade, duke triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve. Mbrojtjen e dytë të titullit e realizoi me 15 Maj 2009, kundër kampionit francez, Correnti Jallon, poashtu me vendim unanim. Kabashi mbrojti titullin për herë të tretë me 25 Shtator 2009 kundër anglezit, John Love me KO 2 dhe së fundi për herë të katërt me 5 Dhjetor 2009 e mbron titullin kundër kinezit, Li Jixiang me TKO 4.
Kabashi, për disa ditë në fillim të këtij viti ishte në pushime në Kosovë, Shqipëri dhe në Australi. Tani është rikthyer në Gjermani ku po vazhdon stërvitjet intensive për duelin e radhës që e pret me 20 Mars. Për kundërshtarin e radhës dhe për të rejat e kick-boxierit tonë do të mësoni në ditët në vazhdim.
Artan Vërbica


Comments are closed.