Metzelder Foto Getty Images 251x300 Metzelder kalon te Schalke 04Sipas informacioneve që sjell gazeta e njohur gjermane Bild Zeitung, futbollisti i Real Madridit, Christoph Metzelder transferohet te Schalke 04. Mbrojtësi gjerman thuhet të ketë bërë marrëveshjen me trajnerin Felix Magathin të hënën në Berlin.

Ish reprezentuesi gjerman Christoph Metzelder transferohet nga Real Madrid te skuadra Schalke 04. Mbrojtësi gjerman mund ta lëshoj skuadrën madrilene në fund të sezonit pa asnjë dëmshpërblim. Aty ai kishte kaluar 3 vite, por kohëve të fundit për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme nuk kishte mundur të gjejë vend standard në përbërjen e parë.

Schalke për sezonin e ardhshëm do të jetë pjesëmarrësi i sigurt i Ligës së Kampionëve, që “mbretërve të kaltërtë” do tu sjell së paku 20 milion euro në konton e tyre. Kështu trajneri Felix Magath ka sjellë yllin e ri në skuadër. Transferimi i tij te Schalke , sipas gazetës Bild Zeitung, tashmë është punë e kryer.

Merret vesh se për mbrojtësin 29 vjeçar ka qenë e interesuar edhe skuadra kampione aktuale e Gjermanisë WfL Wolfsburg.

 E. EJUPI

Comments are closed.