Home » Lajm i fundit, Skitari, Sportet Tjera » Bojan Krizhaj shpëton nga aksidenti natyror

Krizhaj para prones se tij. Foto Zabkar1 300x200 Bojan Krizhaj shpëton nga aksidenti natyror

Siç shkruan gazeta sllovene Delo, ish skiatori i njohur slloven me famë botërore, Bojan Krizhaj ka shpëtuar nga një rrezik i madh që ka mundur të sjell pasoja fatale.

 

Sipas raportit në Dello, të enjten pas dite, ora 14,  në pronën e Bojan Krizhajit, rrëzë malit Kamnik, janë rrokullisur pesë gurë të mëdhenj shkëmbor që kanë mundur të jenë fatal për njerëzit. Gurët e rrokullisur janë te madhësisë së madhe dhe supozohet të peshës afërsisht 10 ton.

Skiatori me famë botërore Krizhaj, i cili disa qaste më parë ishte kthyer në shtëpi, nuk ka dashur të komentoj, pos që ka deklaruar se ”Të gjithë jemi mirë, çdo gjë është në rregull”.

Gurët shkëmbor te rrokullisur kanë shkaktuar disa dëme te konsiderueshme materiale.Krizhaj Foto Zabkar 300x200 Bojan Krizhaj shpëton nga aksidenti natyror

Bojan Krizhaj aktualisht është përfaqësues i marketingut në firmën e madhe të njohur sllovene për prodhimin e skive “ELAN”. Krizhaj në ketë rol ka qenë gjatë janarit edhe në Brezovicë në promovimin e produkteve të skijimit të Elanit që kishin bërë në organizim bashkë me përfaqësinë ELAN KOSOVA.

E. EJUPI

Comments are closed.