» Futboll

Bundesliga, Borussia Dortmund shpallet kampion
Borussia Dortmund është shpallur kampion i Bundesligës pas fitores 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach. Kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i sezonit skuadra verdhezi është e shkëputur 7 pikë nga Bayern Munchen i vendit të dytë.

Djemtë e Jurgen Klopp zhvilluan një ndeshje të madhe në Signal Iduna Park në prani të mbështetësve të tyre dhe golat e Perisic (23’) e Kagawa (59’) bënë që festa të shpërthente.

Në këtë mënyrë Borussia Dortmund fiton titullin e dytë radhazi kampion në Gjermani dhe titullin numër 8 në historinë e klubit.

Kaiserslautern bie nga kategoria edhe pse fiton

Kaiserslautern mori tre pikët në transfertë ndaj Hertha Berlin, por që nuk i shërbyen aspak sepse barazimi i Koln në Stuttgart bëri që ish-ekipi ku ka luajtur edhe sulmuesi shqiptar Igli Tare të bjerë në kategorinë e dytë gjermane.

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Prishtina fiton vetëm një pikë kundër Trepçës
Prishtina sërish ka rrëshqitur në shtëpi të vet. Kësaj radhe në duel me Trepçën, ndaj të cilës bardhekaltrit nuk kanë mundur të fitojnë më shumë sesa një pikë, pasi përballja e së dielës mes tyre ka përfunduar pa gola, 0:0 – në kuadër të xhiros së njëzetepestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në fakt, pretendenti për titull të kampionit ka dominuar plotësisht gjatë gjithë ndeshjes, duke luajtur shumë më mirë sesa Trepça, por assesi nuk ia ka dal të shënoj gol, pavarësisht faktit se krijoi raste të shumta shënimi, madje dy herë shtylla e shpëtoi ekipin mysafir pa pësuar gol.

Në anën tjetër, ‘Xehetarët’ mbroheshin jashtëzakonisht mirë, por edhe kur gabonin në vijën e mbrojtjes, portieri Pertinac ishte ai që i evitonte në fund rreziqet. Kurse, nëpërmjet kundërsulmeve të rralla, Trepça përpiqej të shënonte, por pa sukses.

Kështu ndeshja përfundoi pa gol. Bardhekaltrit tani gjinden në kuotën e 46 pikëve, derisa Trepça me 27 pikë të tubuara konsiderohet si shumë e rrezikuar për ta humbur statusin e anëtares së Superligës.

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Gjilanit i pezullohen tre lojtarë, trajneri dhe fusha
Komisioni i Garave i Superligës në futboll, nuk i ka regjistruar ndeshjet Gjilani – Hysi (1:1) dhe Trepça – Vëllaznimi (0:0) me rezultatet e arritura në fushë, meqë materiali për to nuk është kompletuar ende. Ndërkohë, Komisioni Disiplinor (KD), po të martën, ka marrë edhe ca vendime goxha të ashpra, sidomos për incidentet e shkaktuara të dielën, në ndeshjen Gjilani – Hysi, ku, ndër të tjera, pati ndërprerje dhe sulm fizik mbi arbitrin anësor Erduan Baliqi dhe portierin e Hysit, Afrim Ademi.

KD-ja ka dënuar klubin e Gjilanit me pesë ndeshje moslojë në fushën e vet për shkak të dështimit në organizim, siç është arsyetuar. Me këtë i bie që Gjilani deri në fund të edicionit 2011/2012 nuk do të zhvillojë asnjë ndeshje në stadiumin të vet, madje edhe një ndeshje të sezonit të ri si vendas, sipas vendimit, do të duhej ta luante jashtë Gjilanit. Ndërkohë, futbollistët e Gjilanit: Vllaznim Jashari, Florim Murseli e Lirion Ferati, si dhe trajneri Sallah Sherifi, janë suspenduar deri në një vendim tjetër. Futbollistët akuzohen për rrahje të portierit Ademi të Hysit, ndërkohë që trajneri për protestim ndaj arbitrit Baliqi, që vlerësohet se ka nxitur civilët të kërcënonin më pas arbitrin.

Në të vërtetë, ndeshja Gjilani – Hysi u ndërpre në minutën e 65-të, pasi u sulmua arbitri Baliqi pas golit të avantazhit të shënuar nga Hysi. Por, sipas arbitrit të sulmuar dhe delegatit të ndeshjes, Kemajl Dumnica, ajo u desh të vazhdohej për të mos rrezikuar jetën e personave zyrtarë dhe të futbollistëve mysafirë, meqë kishte kërcënime nga tifozët gjilanas. Si për Baliqin ashtu edhe për Dumnicën, ndeshja kishte përfunduar qysh në minutën e 65-të /koha.net

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Lorik Cana, muri i Lazios
Lorik Cana, përpara dëmtimit të tij, nuk kishte gjetur shumë hapësirë: kritika të tepruara ndaj shqiptarit, por dhe ndonjë paraqitjen nën nivelin që pritej prej tij.

I pritur si “luftëtari i mesfushës”, shumë shpejt zhgënjeu në çdo përcaktim: në fushë dukej i humbur, qoftë si qendror ashtu si dhe më i tërhequr.

Shumë faulle të panevojshme, shumë pak personalitet në lojë, pak ndeshje dhe pak bindës.

Por, pak para dëmtimit arriti të dëshmojë se kishte diçka, pikërisht ndaj Lecces, ku dhe shënoi golin e avantazhit të përkohshëm: një gol shumë të rëndësishëm për Lazion.

Tani është rikthyer. Trajneri Edy Reja i ka dhënë sërish besim, pasi që Brochi duket se është në limitet e tij, por edhe se Matuzalem vazhdon për fat të keq, të ketë probleme fizike.

Detyra e shqiptarit është të bëjë “murin”, kjo lehtëson argjentinasin Ledezman të ndërtojë lojën./koha.net

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Tirana-Skëndërbeu në finalen e Kupës
Dueli midis Tiranës dhe Skëndërbeut do të përsëritet në një finale, kësaj herë të vërtetë, në Kupën e Shqipërisë.

Pas “finales” së zhvilluar në kampionat, të dy skuadrat siguruan një përballje që vlen një trofe, duke çuar në fund kualifikimin e pritshëm pas ndeshjeve të para.

Tirana, e cila fitoi thellësisht 3-0 në Vlorë, zhvilloi një “miqësore” të shndërruar në një festival golash në kryeqytet, me Cikalleshin dhe Ferrajn qe kaluan dy here ne avantazh skuadrën, përpara se të barazoheshin nga golat e kroatëve Pejiç e Pezo.

Në ndeshjen tjetër, atë të zhvilluar në Krujë, Skëndërbeu i rezistoi presionit të vendasve dhe arriti të kualifikohej falë barazimit pa gola 0-0. Në ndeshjen e parë, kryesuesit e kampionatit kishin fituar 3-1 në shtëpi.

Fundjavën e shkuar, Skëndërbeu mposhti 2-0 Tiranën në një ndeshje kampionati të luajtur në Korçë. Sfida, e konsideruar si kyçe për shanset e të dy ekipeve në kampionat, distancoi kampionët në fuqi katër pikë përpara në renditje, kur mbeten edhe pesë javë nga fundi i kampionatit, duke bërë që titulli tashmë të konsiderohet një garë dyshe, midis Skëndërbeut dhe Teutës, e pozicionuar një pikë më pas./top-channel

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Zyrtare: Bytyqi në Manchester City
Ashtu siç kishim paralajmëruar para disa ditësh, talenti kosovar me pasaportë austriake Sinan Bytyqi është lojtar i ri i Manchester Cityt. Mediat angleze dhe austriake e kanë zyrtarizuar kalimin e talentin kosovar në radhët e skuadrës Manchester City.

Mesfushori 17 vjeçar i është bashkuar Cityt, ku tashmë do te luaj me ekipin e rezervave të klubit anglez, me shpresën që një ditë do të jetë pjesë edhe e përbërjes së parë tek City. Bytyqi më herët ishte në prova tek skuadra angleze por që ishte rikthyer prapë në skuadrën austriake Admira, transmeton Indeksonline.

Ky është kosovari i dytë që për pak muaj kalon në një skuadër angleze duke ndjekur rrugën e transferimit të kosovarit tjetër Frederik Veseli që në janar kaloj tek Manchester United

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Dominon Barca, fiton Celsi
Goli i Didier Drogbas zhvleftësoi dominimin e Barcës në “Stamford Bridge” dhe i dha fitoren Chelsea të drejtuar nga Di Matteo. 1-0 në favor të anglezëve përfundoi gjysëmfinalja e parë mes këtyre dy skuadrave, fitorja e 6 kjo për londinezët në fushën e vet dhe humbja e parë në transfertë gjatë këtij sezoni në Champions për katalanasit e Pep Guardiolës.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte ai i minutës së 9’, por përpjekjet Aleksis Sanchez u ndalën nga transversa. Katalanasit me pasimet e tyre të shkurta dhe të sakta mbajtën londinezët të bllokuar në gjysëmfushën e tyre.

“Maestro” Messi nxjerr dy herë para portës Fabregas dhe Iniestën, por Petr Ceh ishte i pakalaueshëm duke mos lejuar që gjuatjet e tyre të përfundonin në rrjetë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë një kundërsulm i shpejtë i londinezëve gjen të papërgatitur mbrojtjen spanjolle. Drogba kaloi Chelsean në avantazh, goli i katërt për të këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

Edhe pjesa e dytë ishte pasqyrë e të parës, Barca sulmon ndërkohë që Chelsea mbrohet dhe kërkon të shënojnë me kundërsulm. Katalanasit rrezikojnë, por as Sanchez, as Puyol nuk arrijnë të shënojnë. Në fund shtylla ndihmoi Chelsean pasi nuk lejoi që gjutja e Pedros të përfundojë në rrjetë.

Pas një jave Barçës do t’i duhen të shënojë dy gola për të kaluar në finale, por në fillim do të luajë “El Clasico”-n, për të cilën ka vetëm 2 ditë kohë në dispozicion./top-chanell

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Prishtina – Trepça e Peja – Bashkimi, çiftet gjysmëfinale
Prishtinë 19 prill – Dy skuadrat që po luftojnë për pozitën e parë në BKT Superligë, Sigal Prishtina e Trepça, do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll. Turneu final i kupës do të zhvillohet javën e ardhshme në Pejë, derisa shorti për ndeshjet gjysmëfinale është tërhequr të mërkurën në lokalet e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në gjysmëfinalen e dytë do të takohen dy skuadrat e tjera të katërshes së madhe, Peja e Bashkimi.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Prishtinës e Trepçës luhet të mërkurën e ardhshme, më 25 prill. Gjysmëfinalja e dytë, mes Pejës e Bashkimit, në program është një ditë më vonë, derisa finalja zhvillohet të shtunën.

Trepça e Prishtina i prijnë klasifikimit në BKT Superligë. Në plejof nga pozita e parë pritet të startojë Prishtina që në përballjet direkte me Trepçën ka bilanc më të mirë. Kampionia në fuqi, Prishtina, ka fituar tri prej katër përballjeve të zhvilluara me “xehetarët”. Prishtina ka dominuar në basketbollin kosovar në shtatë vitet e fundit. Ka mbledhur thuajse të gjithë trofetë. Trepça kupën e fundit e fitoi në vitin 2004, derisa titullit të fundit iu gëzua në vitin 2001. Trepçën prej fillimit të javës është duke e drejtuar trajneri kroat, Neven Plantak /koha.net

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Prishtina barazoi, Vëllaznimi mbetet lider
Prishtinë, 8 prill – Prishtina i ka ndarë pikët me Drenicën në fushën e vet në kuadër të javës së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Njëkohësisht, ‘plisat’ me këtë barazim 1:1 me drenicasit kanë humbur primatin e të qenit lider i ligës, pasi që dje, Vëllaznimi shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Lirisë.

Ekipi i trajnerit gjerman, Wolfgang Jerat e ka parë veten në disavantazh në minutën e 27-të, kur qendërmbrojtësi i ri i kuqezinjve, Amir Rrahmani shënoi gol me kokë pas një rivënie këndore dhe njëkohësisht me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Mirëpo, në pjesën e dytë pas sulmeve të njëpasnjëshme, Prishtina arrin të barazoi rezultatin me anë të Faton Zejnullahut në minutën e 69-të.

Megjithë përpjekjet e ‘të kaltërve’ për të fituar tre pikë ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Për Prishtinën ky ishte dështimi i dytë brenda një kohe të shkurtër, e cila zbriti në pozitën e dytë në renditjen tabelore të ligës, ndërsa klubi gjakovar për herë të parë në këtë sezon kryeson Raiffeisen Superligës e Kosovës me një pikë më shumë se ‘plisat’. /koha.net

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga

Xhaka arrin marrëveshje me Moenchengladbachun
Moenchengladbach, 9 prill – Mesfushori kosovar i Baselit, Granit Xhaka, pritet që karrierën ta vazhdojë në Bundesligën gjermane te skuadra Borussia Moenchengladbach. Këtë e ka bërë të ditur gazeta gjermane “Express” të dielën. Sipas kësaj gazete, Xhaka ka arritur marrëveshje personale me klubin, ndërsa tash skuadra gjermane është duke biseduar për shumën e dëmshpërblimit me Baselin. Pritet që shuma të jetë afro gjashtë milionë euro.

“Menaxheri i Borussias, Max Eberl, ka arritur marrëveshje me supertalentin zviceran Granit Xhaka. Gladbach fiton luftën me Hamburgun e Liverpoolin. Reprezentuesi i Zvicrës dëshiron të bëjë hapin tjetër të karrierës me super-trajnerin Lucien Favre. Duhet të arrihet edhe marrëveshja me Baselin. Nuk do të ketë problem pasi Borussia ka mbledhur 17.5 milionë euro nga transferimi i Marco Reusit në Dortmund”, shkruan gazeta “Express” (më gjerësisht në “Koha Ditore”) .

Sporti shqiptar
Raiffeisen Superliga