Home » Basketboll, Lajm i fundit, NBA » Cavaliers mposhtin Lakers-at

Ndeshja e shumëpritur mes liderit të konferencës lindore, Cleveland Cavaliers dhe liderit të konferencës perendimore Los Angeles Lakers përfundoi me rezultat 93:87 në të mirë të Cavaliers. Si që është parashikuar, ishin LeBron James dhe Kobe Bryant që u shëndrruan në figurat kryesore të këtij takimi që shpeshëherë të jepte përshtypjen që është si garë individuale mes dy super-yjeve të NBA-s. Sidoqoftë, ishte Lebron James me bashklojtarë që në fund iu gëzuan fitores së 33-të në këtë sezonë. James shenoi 37 pikë, 9 asistime dhe 5 kërcime, i ndihmuar nga Shaquille O’Neal me 11 pikë dhe JJ Hickson po ashtu me 11 pikë. “Për këtë unë jetoj. Është fitore e madhe dhe nuk mund të rri këtu e të them që është vetem një fitore me tepër për ne, sepse nuk është” tha LeBron James pas përfundimit të ndeshjes në të cilën ai dha maksimumin në çdo pjesë të lojës për të mposhtur kampionin aktual.

Tek Lakers-at, Kobe Bryant shënoi 31 pikë dhe 4 asistime, i ndjekur nga Pau Gasol që i shtoi 13 pikë dhe 8 kërcime. Kjo ishte vetëm humbja e 10-të e Lakers-ave në këtë sezonë.

Kobe Bryant shënon pikën e 25.000 në karrierë

Ndeshja kundër Cavaliers, perveç që ishte një derbi i madh, për Kobe Bryant kishte edhe nje rëndësi tjetër pasi që tejkaloi shifrën prej 25.000 pikëve në karrierë.

Me 31 vjetë e 151 ditë, Kobe Bryant është basketbollisti më i ri që ka arritë të shënoj 25. 000 pikë në NBA. Momentalisht rangohet i 15-ti në listen e shënuesve më të mirë të gjitha kohërave. Pritet që gjatë këtij sezoni të tejkaloj Jerry Westin, ni tjetër legjendë e Lakers-ave, që në total mban rekordin prej 25.192 pikëve. I pari në listen e shënuesve më të mirë është Kareem Abdul-Jabbar me 38.387 pikë të shënuara.

Albion Curri

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de
Tags:

Comments are closed.