Sipas gazetes “The Sun”, skuadra angleze, Chelsea ka shprehur hapur interesimin për ta transferuar mesfushorin holandez të Real Madrid, Rafael van der Vaart. Tashmë kanë filluar bisedat e para në mes klubit anglez dhe këshilltarit të reprezentuesit holandez.
Skuadra angleze Chelsea, pas eliminimit zhgënjyes në të tetën e finales në Ligen e Kampionëve, ka filluar planifikimin me përforcime të reja për sezonin e ardhëshëm. Sipas informacioneve të gazetës “The Sun” , listës së këtyre përforcimeve të londinezëve u është shtyar edhe futbollisti holandez i Real Madridit, Rafael van der Vaart, që është objektivi dhe dëshira e miliarderit të naftës, pronarit të klubit, Roman Abramowitsch.
Trajneri italian i Chelseat, Carlo Ancelotti thuhet se ka përcjelluar qe disa muaj formen dhe paraqitjet e Van der Vaart-it te Reali.Merret vesh se janë zhvilluar edhe bisedat e para, dhe se klubi anglez do të jetë i gatshëm të paguaj 11.5 milion €uro për transferimin e mesfushorit holandez.
Më herët nga klubi anglez ishte lajmëruar intersimi edhe për dy futbollistët nga bundesliga,Bastian Schweinsteiger të Bayernit, dhe Neven Subotiç- Borussia Dortmund.
E.E.

Comments are closed.