Përpos Hamburgut, që kaherë ka shpreh interesim për angazhimin e futbollistit kosovar nga Bazeli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, tash për te është rritur konkurrenca. Stuttgarti dhe Werderi i Bremenit e kanë Shaqirin në listën e të dëshiruarve. Ndërsa skuadrat e njohura italiane Juventusi e Interi kanë marr informacionet e nevojshme për shqiptarin nga Kosova.
Për futbollistin perspektiv shqiptar të kampionit zviceran FC Bazel, së fundi pjesëmarrës me Zvicren edhe në Kampionatin Botërorë të Futbollit Afrika e Jugut 2010, Xherdan Shaqiri, dita ditës paraqiten skuadra që janë të interesuara ta transferojnë në radhët e veta.
Futbollisti me aftësi të jashtëzakonshme të lojtarit të krahut, anëtar i Bazelit, dhe reprezentues i Zvicrës , edhe pse është vetëm 18 vjeçar luan lojë të mrekullueshme. Kështu e ka cilësuar edhe portali gjerman tm.de.
Kjo ka arsyetuar habinë e disave që edhe përkundër kontratës deri 2014 te Bazeli, Shaqiri është temë “e nxehtë” te skuadra gjermane Hamburger SV.
Edhe dy skuadrat tjera nga bundesliga gjermane, Stuttgart dhe Werder Bremen, futbollistin nga Kosova, e kane në listën e futbollisteve të dëshiruar.
Gjithashtu për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës interesim kanë shfaqur edhe dy skuadra te mëdha nga Serie A italiane. Juventusi dhe Interi kane marr tashme informacionet e nevojshëm për Xherdan Shaqirin, mirëpo transferimi ne njërën nga këto skuadra italiane është me pak i mundshëm për shkak të kufizimeve në bazë të ligjit për të huajë në Ligën italiane.
Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld lidhur me transferimin e mundshëm të Shaqirit ka deklaruar: ” Do të ishte mirë për të që të qëndroj edhe një apo dy vite te Bazeli. Megjithate, unë besoj ne te se edhe te Hamburger SV mund të bëhet lojtar standart. Por , atje konkurenca është shumë më e madhe.”
Xherdan Shaqiri deri tani ka apsolvuar 5 paraqitje për kombëtaren e Zvicrës. Ndërsa me skuadrën FC Bazel sezonin e kaluar fitoj dy trofe, Kupën dhe titullin e Kampionit kombëtar.
E.E.

Comments are closed.