Me ndeshjet e kthimit të fazës së “Play-Off-it” të zhvilluara të martën dhe të mërkuren janë siguruar emrat edhe të 10 skuadrave të fundit që kompletojnë 32-shen e ekipeve që do të përbëjnë 8 grupet e Ligës së Kampioneve për edicionin 2011/2012.
Dhjetë skuadrat të cilat nëpërmes garës kualifikuese arriten deri te faza e grupeve janë: Bayern Munih, Dinamo Zagreb,Villareal, APOEL, Genk, Viktoria , Arsenal, BATE Borisov, Benfika dhe Olimpique Lyon.
Shorti për grupet e Ligës së Kampionëve hedhet ditën e enjte në Monaco duke filluar nga ora 17:45, ndërsa 32 skuadrat më të mira të Evropës për këtë edicion janë të ndara në 4 vazo:
Vazo 1: Manchester United, Barcelona, Chelsea, Bayern Munih, Arsenal, Real Madrid, Porto, Inter,
Vazo 2: Milan, Ol.Lyon, Schahtjor Donezk, Valencia, Benfika,Villareal, CSKA Moske, Ol.Marseille
Vazo 3: Zenit St.Petersburg, Ajax, Bayer Leverkusen, Olimiakos, Manchester City, Lille, Bazel, Bate Borisov
Vazo 4: Borussia Dortmund, Napoli, Dinamo (Z), APOEL, Genk, Otelui Galati, Viktoria Pilsen, Trabzonspor
Një kombinim i mundshëm që do të krijonte një grup të ashtuquajtur në gjuhën sportive “të vdekjes” do të ishte:
1. Barcelona,
2. Milan,
3. Manchester City, dhe
4. Borussia Dortmund.
Por ky është vetëm një kombinim i mundshëm, prandaj të presim deri në hedhjen e shortit, nga ora 17:45.
E.E.

