Angel Di Maria ka shkuar nga Benfika e Lisbonës në Madrid ku do të promovohet para tifozëve të klubit “mbretëror” të Realit.
Që në aeroport e kanë pritur numër i madh i gazetarëve dhe fotografëve, por argjentinasi pa dhënë ndonjë deklaratë është vendosur drejt në hotel. Mourinho ka deklaruar se si Di Maria ka tejkaluar të gjitha kontrollet mjekësore të cilat kanë treguar se ai gjendet në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.
Pasi që reprezentuesi 22-vjeçar i Argjentinës ka luajtur në Kampionatin Botëror dhe ka shkuar deri në çerekfinale, klubi i tij ka vendosur t’ia zgjatë pushimin edhe disa ditë deri sa ti bashkëngjitet pjesës tjetër të ekipit në përgatitje.
Di Maria është përforcimi i parë i trajnerit të ri të Real Madritit, Jose Mourinho prej kur ka marrë përsipër skuadrën spanjolle dhe pritet që deri në fillim të kampionatit të sjellë edhe disa lojtarë tjerë.
Di Maria në Benfica të Lisbonës kishte shkuar në vitin 2007 nga Rosario Central – skuadër nga Argjentina, kurse edicionin e fundit me skuadrën më të famshme portugeze ka fituar titullin e kampionit.
A.D.


Comments are closed.