Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Die Manschaft humbi, por gjermanet jane krenar me ekipin e tyre

Aus ! Schluss ! Vorbei !

U krye ! Mbaroi ! Kaloj !  Është një titull i vogël ne Bild qe i dedikohet lojës se mbrëmshme gjysmëfinale Gjermani – Spanje, dhe eliminimit te gjermaneve nga finalja dhe ëndrrës se tyre për titull Bote.

Gjermania ka humbur edhe në finalen e Kampionatit te fundit Evropian pikërisht kundër Spanjës (0:1).

Megjithatë shtypi gjerman djelmoshave te Jogi Lovit u drejtohet : Kokën lart djema ! Pas katër viteve do ta fitojmë Kupën !?

 

Ekipi i përtërirë i Gjermanisë ka një perspektive te madhe. Nga një ndeshje e humbur nuk mund te ndryshohet më asgjë. Përkundrazi. Nga disfata të këtilla, të hidhura, mund të mësohet shumë. Trajnerit Jogi Loev duhet t’i vazhdohet kontrata shpejt, dhe t’i mundësohet të ndërtoj ekipin ashtu si ka filluar.

Gjermania ka luajtur një Kampionat shkëlqyeshëm. Fitoret kundër Anglisë (4:1) dhe Argjentinës (4:0) nuk do të harrohen lehtë dhe me to, Gjermanët bënë që të rritet vlera dhe dëshira për ketë kombëtare.

Në minutën 73 të lojës gjysmëfinale, Carles Puyol me golin e tij goditi tifozët gjerman ne zemër. Spanja për shumë kë favoriti kryesor për ketë KBF kanë fituar me meritë.

Blloku i lojtarëve nga Barcelona me Iniesta e Xavi kanë mbizotëruar gjermanët. Ishte shumë mbresëlënëse se si ata qarkullonin topin në fushën e blertë.

 

Gjermanëve u mungonte guximi për të ndërrmar diçka me te mençur kësaj radhe. Nuk kishte asgjë për te pare nga futbolli “Made in Germany” i cili kishte fascinuar ditëve te fundit krejt Boten. A ishte kjo nga respekti i madh për emrat e njohur te futbollit spanjoll ?  Apo ishte kërkesa e madhe (finalja) ngarkesë psikike për futbollistet e rinj gjerman ?

Djelmoshat e trajnerit Jogi Loev ishin te detyruar te tërhiqen mbrapa ne defanzive. Krijohej përshtypja se spanjollet kishin një lojtarë më shumë në fushe. Mesi i fushës i është lëne i teri skuadrës “së kuqe”.Spanjollet kishin ne mase te madhe procesin e topit dhe krijonin raste shënimi. Ndërsa te gjermanet ne sulmi nuk ndodhi asgjë. Portieri Casillas vetëm ne dy raste u sprovua seriozisht.

Gjermania ka rastin tani që me një lojë të bukur dhe efikase kundër Uruguait, të shtunën, të ndahet nga ky Botërorë me vendin e tretë-medaljen e bronztë. Kështu do te përsëritnin suksesin e para katër viteve ne Gjermani. Dhe nëse vazhdon rrugën e vet kësi soji, kjo do te thotë se pas katër viteve do ta kenë me shume gjasa për  Kupën e Botës.

Përgatiti : E.E.

Comments Closed

Comments are closed.