Garat nëpër grupe tani kanë marr fund, dhe tani radha është për ndeshjet e fazës së dytë ku më nuk ka falje për gabime, me humbje çdo skuadër përfundon garën dhe kthehet në shtëpi.
Kanë mbetur 16 skuadrat më të mira të kampionatit, dhe shumë lehtë mund të konstatohet se skuadrat më të dobëta janë kthyer në shtëpi, përveç disa skuadrave që pa meritë, përshkak se kanë pasur grupin shumë të vështirë dhe nuk kanë mundur ta kalojnë atë.
Tani më dihen të gjitha çiftet e 1/8 së finales, kurse po ashtu dihet se kush me kë në rast të fitoreve do të ndeshet në çerekfinale, e pastaj edhe në gjysmëfinale.
Më nuk ka të panjohura, tani vije në shprehje vetëm cilësia e Përfaqësuesve.
Nga dy çiftet e tetës së finales, Uruguai – Koreja e Jugut dhe SHBA-Gana do ta kemi të njohur çiftin e përballjes në çerekfinale. Nga këto katër Kombëtare do ta kemi një gjysmëfinalist që do ta pret gjysmëfinalistin nga dy çiftet e tetës së finales që janë: Holanda-Sllovakia – fituesi i ndeshjes që në çerekfinale do të takohet me fituesin e tjetrës ndeshje të së tetës së finales: Brazil-Kili. Pra këto dy çifte të së tetës do ta sjellin skuadrën e dytë gjysmëfinaliste që do të ndeshet me Përfaqësuesen fituese të shpjeguar më lart.
Nga katër çiftet tjera të së tetës do të dalin edhe dy gjysmëfinalistët tjerë.
Së pari, nga fituesi i dy dueleve, Gjermani-Angli; Argjentinë-Meksikë do ta fitojmë çerekfinalistin e tretë e që në gjysmëfinale fituesi do të përballej me:
Paraguai-Japonia; Spanja-Portugali do ta zgjidhnin çerekfinalistin e katërt të fundit, dhe fituesi i këtij dueli do të takohej me çerekfinalistin e tretë të shpjeguar më lartë.
Tani më dihet se, Argjentinë – Brazil mund ta shohim vetëm në finale. Po ashtu, Spanjën me Brazilin dhe Holandën mund ta shohim vetëm në finalen eventuale. Sikurse që vetëm në finale mund ta shohim, Gjermaninë apo Anglinë me Brazilin. Përfundimisht, nëse Brazili (Kilin) dhe Holanda (Sllovakinë) do ti kalonin kundërshtarët e vetë në tetën e finales, dhe fituesi i ndërmjet tyre (Brazil-Holandë) do ta kenë rrugën shumë më të lehtë, se sa favoritët tjerë (Gjermania, Anglia, Argjentina, Spanja dhe Portugalia) që do të përplasen patjetër ndërmjet vete, nëse ndërkohë nuk “rrëshqasin” kundër skuadrave më të vogla.
Avni Durmishi


Comments are closed.