Janë mbyllur të gjitha takimet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së kampionëve dhe kështu tani më dihen çiftet e raundit të tretë, kurse sot do të hidhet shorti edhe për raundin e katërt, të fundit, të garave kualifikuese për garën më prestigjioze evropiane.
Pothuajse nuk ka pasur ndonjë befasi sensacionale, përveç se ndoshta mund të theksohet si sukses i veçante i kampionit të Uellsit kundër atij të Irlandës, apo ai i Kazakistanit kundër atij të Gjeorgjisë. Kurse, me gjithë humbjes shokuese të kampionit të Austrisë në Faroe dhe atij kroat në slloveni, ato pas fitoreve bindëse në fushat e tyre shkuan tutje.
Ndërsa, Shqipëria edhe njëherë që në fazën e dytë apo ndeshjen e parë eliminohet nga gara e mëtutjeshme. Edhe pse me shumë pak fat, Dinamo e Tiranës kishte rast të mirë që ta kalonte raundin, por si duket joserioziteti i skuadrave shqiptare vazhdon ti mundojë akoma ato.
Trofeun më prestigjioz të kupave evropiane e mban kampioni italian, Inter.
Rezultatet e raundi i dytë kualifikues:
Renova (Maqedoni) – Omonia (Qipro) 0:2 (0:5) * në kllapa rezultati pas dy ndeshjeve
Dinamo Tiranë – Sheriff (Moldavi) 1:0 (2:3)
Torshavn (Ishujt Faroe) – Salzburg (Austri) 1:0 (1:5)
TNS (Uells) – Bohemians (Irlandë) 4:0 (4:1)
Koper (Slloveni) – Dinamo Zagreb (Kroaci) 3:0 (4:5)
Rudar Plevlje (Mali i Zi) – Litex (Bulgari) 0:4 (0:4)
Olimpi Rustavi (Gjeorgji) – Aktobe (Kazakistan) 1:1 (1:3)
Pyunik (Armeni) – Partizan (Serbi) 0:1 (0:4)
Jeunesse Esch (Luksemburg) – AIK (Suedi) 0:0 (0:1)
HJK Helsinki (Finlandë) – Ekranas (Lituani) 2:0 p.v. (2:1)
Zhilina (Sllovaki) – Birkirkara (Maltë) 3:0 (3:1)
Sparta Pragë (Çeki) – Liepajas Metalurgs (Letoni) 2:0 (5:0)
Debreçeni (Hungari) – Levadia Talin (Estoni) 3:2 (4:3)
Lech Poznan (Poloni) – Inter Baki (Azerbajxhan) 0:1(1:1) 9:8 pen.
Zhelezniçar (Bosnjë e Hercegovinë) – Hapoel Tel-Aviv (Izrael) 0:1 (0:6)
Rosenborg (Norvegji) – Linfield (Irlandë e Veriut) 2:0 (2:0)
FH (Islandë) – BATE Borisov (Bjellorusi) 0:1 (1:6)
Raundi i tretë me shumë përballje interesante
Deri në sa në raundin e parë u takuan skuadra po thuajse amatore ndërmjet vete (Mali i Zi, Malta, Andorra dhe San Marino), në raundin e dytë kishte përballje të skuadrave favorizuese me pjesën tjetër që pothuajse kanë organizim amator, tani në raundin e tretë (dhe të katërt) vijnë përballjet e skuadrave mesatare evropiane me gjigantët që pretendimet i kanë më të mëdha se sa vetë kualifikimi në fazën grupore.
Spikasin ndeshje të ndryshme me aspirata të ndryshme. Nga kjo fazë fillojnë garën nënkampioni holandez Ajax që gjithmonë ka ekstra pretendime dhe përballet me nënkampionët grek të Selanikut PAOK. Pastaj nënkampioni ukrainas me po ashtu nënkampionët belg, Dinamo – Gent, ku absolutisht favorit janë ukrainasit.
Do të kemi përballje nënkampionësh edhe nga Zvicra e Turqia, ku megjithatë Fenerbahçe është favorite e madhe ndaj Young Boys të cilit vetëm në dy javët e fundit të kampionatit i iku titulli nga duart.
Nënkampioni skocez Celtic, aspak s’do ta ketë lehtë me nënkampionin portugez, Braga që synim ka të bëjë historinë në kompeticion.
Rumunët tani kanë ligën ndër më të fortat në rangun e dytë të futbollit evropian, megjithatë nënkampioni rumin, Unirea fare nuk do ta ketë të lehtë kundër gjigantit rus, Zenit i cili tani është duke udhëhequr tabelën e kampionatit rus, kurse vitin e kaluare ishte e renditur si e treta.
Kryesisht interesante do të jenë duelet e skuadrave jokampione të shteteve të tyre që në këtë raund takohen ndërmjet vete, kurse skuadrat kampione me koeficient më të dobët do të ndeshen ndërmjet vete, por që në raundin e katërt më nuk do të ketë short të “mëshirshëm” për to.
Në këto ndeshje do të shohim edhe përballje të kampionëve të shteteve të Evropës së Mesme, kurse do të shohim edhe dy përballje të fqinjëve, Spartës çeke dhe Lech-it polak sikurse edhe AIK-u suedez me Rosenborgun e fort norvegjez.
Gjithsesi ethet e Ligës së kampionëve tani kanë filluar dhe deri në fund të muajit gusht do të shohim përballje eliminuese për të ju bashkuar skuadrave kryesore evropiane që të qeta si favorite që janë presin përballjet vetëm në aktivitetin e grupeve.
Çiftet e raundit të tretë:
Skuadrat jokampione:
Ajax Amsterdam (Holandë) – PAOK Selanik(Greqi)
Dynamo Kiev (Ukrainë ) – Gent (Belgjikë)
Young Boys (Zvicër) – Fenerbahçe (Turqi)
Braga (Portugali) – Celtic (Skoci)
Unirea Urziçeni (Rumani) – Zenit St. Petersburg (Rusi)
Skuadrat kampione:
Sparta Pragë (Çeki) – Lech Poznan (Poloni)
Aktobe (Kazakistan) – Hapoel Tel-Aviv (Izrael)
Sheriff Tiraspol (Moldavi) – Dinamo Zagreb (Kroaci)
Litex Loveç (Bulgari) – Zhilina (Sllovaki)
Debreçeni (Hungari) – Bazel (Zvicër)
AIK Stokholm (Suedi) – Rosenborg (Norvegji)
Partizan Beograd (Serbi) – HJK Helsinki (Finlandë)
BATE Borisov (Bjellorusi) – København/Kopenhaga (Danimarkë)
New Saints (Uells) – Anderlecht Bruksel (Belgjikë)
Omonia Nikozi (Qipro) – Salzburg (Austri)
Ndeshjet e para zhvillohen me 27/28 korrik, kurse ndeshjet kthyese me 3/4 gusht
A. Durmishi


Comments are closed.