Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Dita e 12 e KBF Afrika e Jugut- Sot fillon xhiro e trete

Kanë kaluar tashmë 11 ditë me ndeshje futbolli dhe atmosferë që po na sjell gara në Kampionatin Botërorë të Futbollit (KBF), që me të drejtë konsiderohet si evenimenti me i rëndësishëm botëror i sportit në përgjithësi.

 

Sot në program është dita e 12 e garave, dhe pikërisht sot, e martë, 22 qershor, në program janë ndeshjet e para të xhiros së tretë, d,.m.th. të fundit të fazës së grupeve. Këto ndeshje do të jenë vendimtare dhe përcaktuese se cilat nga dy kombëtaret e grupeve do të kualifikohen për të tetën e finales.

Në program sot janë 4 ndeshje, me çka do të përmbyllet faza e parë për grupet “A” dhe “B”.

 

 

 

FRANCA – AFRIKA E JUGUT , 16:00 h, Grupi “A”

“Les Mizerables” kështu është quajtur paraqitja e Francës në këtë kampionat botëror nga vet mediet franceze. Në kampin e nën kampionit të Botës nga viti 2006, ka mbretëruar kaos i vërtetë për shkak të pa kënaqësive me trajnerin Domenech pas përjashtimit të Nikolas Anelkas. Franca deri me tani ka fituar vetëm një pikë (kundër Uruguait 0:0) sikundër edhe mikpritësi Afrika e Jugut që ka fituar, po ashtu, vetëm një pikë në ndeshjen, uverturë, kundër Meksikës (0:0). Të dy këto skuadra kanë gjasa minimale për tu kualifikuar në të tetën e finales, por megjithatë skuadra që fiton ketë takim në rast të disfatës të njërës skuadër nga takimi tjetër Meksika – Uruguai, do të mund të kualifikohej me tutje falë golaverazhit më të mirë nëse e krijon.

Ndeshjet e fundit gjithmonë sjellin shumë “nëse” dhe shumë “mirëpo” por realisht këto dy skuadra kanë gjasa vetëm teorike.

 

MEKSIKA – URUGUAI , 16:00 h , Grupi “A”

Ndeshja tjetër e grupit “A” i takon dy skuadrat që të dyjave do tu mjaftonte barazimi dhe të shkojnë të dyja bashkë për të tetën e finales. Çdo rezultat tjetër që do të sillte fitore në njërën anë e disfatë në anën tjetër, mund ta rrezikonte kombëtaren që pëson. Prandaj nëse skuadrat dëshirojnë që të ruajnë energjinë për ndeshjet e raundeve tjera, do tu mjaftonte që me rezultat të barabartë, edhe 0:0, të kualifikohen për më tutje.

Por botërori nuk do të duhej të njeh këto kalkulime dhe sigurisht se edhe në këtë ndeshje të dy këto kombëtare do të luajnë për fitore.

Ajo që i nxitë për fitore është pozita e parë dhe shmangia e pozitës së dytë (Meksikës) që do të thoshte në të tetën e finales takim me Argjentinën të cilën meksikanët duan ta evitojnë me çdo kusht.

Tabela aktuale e grupit “A”

1. Uruguai 2 1 1 0 3:0 4
2. Meksika 2 1 1 0 3:1 4
3. Franca 2 0 1 1 0:2 1
4. Afrika e Jugut 2 0 1 1 1:4 1

 

 

GREQIA – ARGJENTINA, 20:30 h, Grupi “B”

Argjentina është kombëtare qe ka fituar te dy ndeshjet e para ne grup. Me 6 pike te tubuara është po thuaj se me një këmbe ne te tetën finales. Ndërsa akoma i hapur është edhe një vend nga ky grup qe shpie me tutje. Për at pozite luftojnë Greqia dhe Koreja jugore me gjasa te barabarta. A do te arrije Greqia te shkaktoj befasi dhe ta mposhte “favoritin ne letër” – Argjentinën është vështire për tu besuar ne baze te asaj se çka kemi pare deri tash. Argjentina ne anën tjetër nuk peshorin te lejoj befasi dhe edhe ne ketë ndeshje hynë për te fituar dhe për te konfirmuar edhe njëherë ambiciet e tyre për titull kampioni.

NIGERIA – KOREJA JUGORE , 20:30 h, Grupi “B”

Ndeshja tjetër e grupit “B” qe zhvillohet po ashtu sonte ne te njëjtën kohe, është shume e rëndësishme për Korenë Jugore, përderisa Nigeria ka dy disfata dhe ka humbur gjasat për kualifikim. Koreja Jugore ka gjasa te mira qe me një fitore e po ashtu duke shpresuar edhe ne fitore te Argjentinës ndaj Greqisë, te kualifikohet për te tetën e finales. Koresë veriore do t’i mjaftonte edhe barazimi nga kjo ndeshje , me kusht qe Argjentina te mos lejoj befasi nga Greqia.

Tabela aktuale e grupit “B”

1. Argjentina 2 2 0 0 5:1 6
2. Koreja Jugore 2 1 0 1 3:4 3
3. Greqia 2 1 0 1 2:3 3
4. Nigeria 2 0 0 2 1:3 0

 

E. E. 

Comments Closed

Comments are closed.