Home » Botërori 2010, Futboll int., Lajm i fundit » Dunga: Pyeteni Queiroz-an pse ndeshja ishte e ashper

Dunga Queiroza Dunga: Pyeteni Queiroz an pse ndeshja ishte e ashper

Në 45-minutat e parë të ndeshjes së fundit të Grupit G të KB-s, ndërmjet Portugalisë dhe Brazilit (0:0), gjyqtari meksikan, Benito Archundia, ka treguar plot shtatë kartuç të verdhë.

“Ne para këtij takimi ishim kualifikuar për 1/8-ën, dhe për këtë nuk e di se pse ndeshja ishte nervoze. Përshkak neve mesiguri s’ka qenë. Pyeteni më mirë trajnerin portugez, Queiroz-an. Duhet vetëm ta shikoni numrin e kartonëve (4:3 për Portugalinë), dhe mund ta kuptoni se kush ka qenë i ashpër”, ka thënë pas ndeshjes trajneri brazilian Dunga, duke vazhduar:

“Ne gjithmonë duam të fitojmë. Nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat. Kemi tentuar që deri në fund të sulmojmë. Portugezët janë mbrojtur. Kur ekipet luajnë, kush do qofshin ato, kundër Brazilit, gjithmonë strategjia e tyre është mbrojtja. Kjo është normale”, ka thënë Dunga.

Carlos Queiroz ka hekur nga vetja akuzën e lojës së ashpër nga të përzgjedhurit e tij si të pabazë, dhe po ashtu nuk është pajtuar as me gazetarët:

“Pyetjen për ashpërsinë duhet të ia drejtoni brazilianëve. Mendoj se ky ka qenë spektakël fenomenal, ndeshje e fort futbolli. Brazili ka luajtur shumë lehtë në minutat e para të ndeshjes. Pas atij dominimi fillestar, ne ngadalë filluam ta kontrollojmë ndeshjen, duke sulmuar me posedimin më të madh të topit. Sulmuam, u mbrojtëm, dhe sërish e kundërta. Ishte kjo një ndeshje e madhe futbolli të cilën të dyja skuadrat luajtën shkëlqyeshëm”.

Portieri i Brazilit, Julio Cesar ka deklaruar se nuk iu është rikthyer lëndimi i shpinës dhe mbrojtësen të cilën e mban e ka vetëm për ta mbrojtur më shumë.

Në kritikat e brazilianëve është ndodhur edhe FIFA, me vendimin e saj që trofeu i lojtarit të ndeshjes t’i takoj Cristiano Ronaldos.

“Hallall i qoftë FIFA-s dhe Ronaldos, ky vendim s’është i drejtë”, ka thënë mbrojtësi brazilian, Lucio, i cili është ndjerë se ai ka merituar atë trofe.

Me të është pajtuar edhe trajneri i tij, Dunga.

“Si trajner i Brazilit, atë trofe do të ia kisha dhënë Lucio-s, sepse ka fituar çdo duel me futbollistët portugez. Ronaldo për mua nuk ka treguar asgjë, përveç aftësive të mëdha teknike”.

A. Durmishi

Comments are closed.