Home » Futboll int., Kampionalti Italian, Lajm i fundit » Ekskluzive-Vasil Shkurtaj: Ja pse u transferova tek Lacio!

Ne nje interviste per albaspox.com,sulmuesi i talentuar shqiptar, Vasil Shkurtaj pohon arsyet se pse vendosi te largohej nga klubi i njohur grek i Olimpiakosit dhe rrefen per aventuren e tij re me ekipin italian te Lacios. 18 vjecari, i cili ka lindur ne Hania te Kretes ne Greqi flet per raportet me drejtorin teknik te klubit roman, Igli Taren ndersa tregon edhe per emocionet qe perjetoi ne debutimin e tij me Kombetaren U-21 te Shqiperise. Shtatlarti (191 cm i gjate), thote edhe arsyen qe e refuzoi perfaqesuesen e Greqise.

Albaspox: Vasil, ne radhe te pare ju urojme suksese ne aventuren tuaj te re me ekipin e Lacios. Si ju duket atmosfera ne klubin roman?

Vasil Shkurtaj: Falemderit per urimin! Jam shume i kenaqur ketu ne Rome. Ne fillim e kisha pak te veshtire por atmosfera eshte shume e ngrohte dhe u mesova shume shpejt.

Albaspox: Pse u larguat nga Olimpiakosi, pasi ishit shume prane nenshkrimit te nje kontrate me skuadren e pare?

Vasil Shkurtaj: Sepse nuk rame dakord me ekipin edhe nuk kishin ndermend te firmosja kontrate profesionale si lojtar i huaj edhe nuk me ndihmuan te merrja nenshtetesin greke.

Albaspox: Kur besoni se do te debutoni me ekipin e pare te Lacios?

Vasil Shkurtaj: Tani per tani dua qe te bej nje vit te mire me primaveran (ekipi i te rinjve) dhe pastaj me shume pune te shikojme per ekipin e pare.

Albaspox: Drejtori teknik i Lacios, Igli Tare ka folur me superlativa per ju. Cfare raportesh keni ju me Taren?

Vasil Shkurtaj: Igli Tare eshte nje person qe me ka ndihmuar shume te mesohem me klimen e ekipit. Raportet me te jane te shkelqyera dhe e falenderoj shume per fjelet e mira qe ka thene per mua.

Albaspox: Para disa vitesh eshte folur per nje ‘konflikt’ mes PSV Einthovenit dhe Ajaksit per ju. Na thoni ku qendron e verteta ?

Vasil Shkurtaj: Para disa vitesh pata shkuar tek te dy ekipet por une zgjodha PSV-Einthoven ku luajta atje per 9 muaj. Tani sa per ‘konfliktin’ – i ka keto gjera futbolli.

Albaspox: Ju debutuat para pak kohesh me ekipin U-21 te Shqiperise. Cfare emocionesh perjetuat kur veshet per here te pare fanellen ’kuqezi’?

Vasil Shkurtaj: Ishte nje moment i vecante per mua kur u futa ne fushe me fanellen kuq e zi sepse Kombetarja eshte vleresimi me i madh per nje lojtare. Shpresoj qe te kem dhe per shume vjet akoma momente si keto.

Albaspox: A eshte e vertete se Federata Greke e Futbollit ka qene shume e interesuar per ju?

Vasil Shkurtaj: Po, kishin pyetur Olympiakosin nese ka mundesi qe une te aktivizohem me kombetaren greke dhe ata ju shpjeguan se nuk mundem sepse kisha nenshtetesi shqiptare. Por, edhe sikur te kisha mundesi te luaja per ata une prape do zgjidhja Kombetaren shqiptare sepse une jam dhe ndihem shqipetar.

Albaspox: Ju falenderojne per intervisten dhe ju urojne suksese!

Vasil Shkurtaj: Edhe une ju falenderoj ju.

Intervistoi : Liridon Cecja.

Comments Closed

Comments are closed.