Home » Shqipëri Superliga » Elis Bakaj – Futbollisti i vitit 2009 në Shqipëri

Elis Bakaj – Futbollisti i vitit 2009 në Shqipëri

Elis Bakaj 150x150 Elis Bakaj – Futbollisti i vitit 2009 në ShqipëriSi zakonisht në prag të ndërrimit të vitit, FSHF-ja organizon ndarjen e çmimeve për futbollistët më të mirë të vitit nga Kampionati shqiptarë. Këtë vit në garë për futbollistin më të mirë ishin mesfushori i skuadrës prijëse të kampionatit, Dinamos, Elis Bakaj, pastaj mesfushori tjetër i skuadrës Flamurtarit nga Vlora që në stinorin vjeshtor befasoi për të keq dhe ndodhët në pozitën e fundit në tabelën e klasifikimit, Gjergji Muzaka dhe mesfushori i tretë në garë ishte Igli Allmuça nga skuadra e Tiranës e cila po ashtu kishte problemet e saja dhe e mbetur mjaft mbrapa nga skuadra tjetër rivale e qytetit, Dinamo.

Në fund, nga votat e trajnerëve të skuadrave të Superligës shqiptare, më i miri u zgjodh mesfushori dinamovit, Elis Bakaj, njëherazi edhe lojtar i Kombëtares. Elis Bakaj, në këtë kampionat ka shënuar gjithsejtë dhjetë gola.

Me këtë rast, FSHF-ja ndau çmime edhe për ish-lojtarët si Augustin Kola i Tiranës dhe Ilir Përnaska i Dinamos, për kontributin që i kanë dhënë futbollit shqiptar e po ashtu janë ndarë edhe çmime tjera për personazhe të ndryshme.

A.D.

Tags: ,