Home » Futboll int., Lajm i fundit » Emir Bajrami, ka nënshkruar, te kampioni holandez, Twente

bajrami tw 490x320 300x195 Emir Bajrami, ka nënshkruar, te kampioni holandez, TwenteFutbollisti shqiptar nga Kosova, Emir Bajrami 22 vjeçar, ka nënshkruar kontratë me skuadrën holandeze, kampione te edicionit 2009/10 , Twente. Ketë e ka konfirmuar Presidenti i klubit holandez, Joop Munsterman, në një konferencë për shtyp.

Emir Bajrami ka qenë anëtar i skuadrës suedeze IF Elfesborg deri ne sezonin e fundit. Ai nga kjo skuadër arriti që të jetë edhe reprezentues i Suedisë. Me Elfsborgun Bajrami ka zhvilluar 70 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 12 gola.

Skuadra e Twentes ka transferuar reprezentuesin suedez, Emir Bajrami, për shkak se edicioni e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Kampionëve dhe dëshiron që aty të arrijë rezultate sa më të mëdha.

Kontrata e Bajramit te Twente është nënshkruar për katër vitet e ardhshëm, me opsionin 3+1.te Twente , Bajrami do ta barte fanelen me numër 11.

  

E. EJUPI

Comments are closed.