Home » Lajm i fundit » ESAT LATA KAMPION I KOSOVES NE PESHENJGRITJE NE KATEGORINE E RENDE

 

 20080509062020shtange ESAT LATA KAMPION I KOSOVES NE PESHENJGRITJE NE KATEGORINE E RENDEPas 5 vjetë pause, në Gjakovë sot është mbajtur edicioni i gjashtë i kampionatit të Kosovës në peshëngritje, përkatësisht ne deciplinën e forcës. Në kategorinë e juniorëve, vendi I pare I takoi Besfort Morinës nga Peja, në të dytin u gjëndë Ajvaz Muzaqi nga vushtri, ndërkaq në të tretin Vusar Muli, poashtu anëtarë I klubit “Kalaja “ në Vushtria. Një garë interesante u zhvillua në kategorinë e mesme, në të cilin kategori, kampion I Kosovës u shpall Agim Ukaj nga Peja, në vendin e dytë u plasua Yll Fetiu, nga Gjakova, ndërkaq në të tretin   Betim Maloku nga Vushtria. Një garë tejet atraktive dhe interesante u zhvillua në kategorinë e rendë, ku fillimish në bench, apo në ngritje nga gjoksi rrezulltatin më të mire e arriti Bujar Mili nga klubi Kalaja e Vushtrrisë, i cili ngriti 230 kilogram. Mirëpo në garën e dytë në këte kategori në të ashqutuajturën skllot , anëtari i klubit Egzoni nga Gjakova Esat Lata arriti të ngrisë 242 kilogram e gjysmë dhe të fitoi titullin e më të mirët në konkurencën e sportistve me peshë mbi 90 kilogram. Kryetari i Federatës së Badiblidingut dhe Fitnesit të Kosovës Bedri Cahani u shpreh i kënaqur me rrezulltatet e arritura, dhe me organizimin e garave edhepse nuk pati garues në 2 kategori. Ai është shprehur i bundur se, gjatë viteve të adhëshme do të ngritet më tej cilësia e këtij sporti në Kosovë,  “Jemi të kënaqur me rrezulltatet e arritura meqë janë thyer disa rekorde të Kosovës, ndërkohë që obligim i federates do të jetë masovizimi i këtij sporti”- ka thenë  Cahani

               Ndërkaq kampioni në kaegorinë e rendë, Esat Lata e vlerësoi lartë konkurencën në kategorinë e tij. “Nisur nga fakti se deri me tash unë rëndom kamë qenë kampion në badibilding, ky titull për mua është shumë I dashur, aq më pare kur për konkurentë kamë patur sportistë shumë cilsor në ngritjën e peshës”- është shprehur Esat Lata.

 F.Canhasi

Comments are closed.