Home » Artet Merciale, Sportet Tjera » Federata e Tekuandosë e Kosovës shpall më të mirët e vitit 2009

Federata e Tekuandosë e Kosovës, ka bërë sot shpalljen e laureatëve për vitin 2009. Epiteti i më të mirit për këtë vit i takoi Durim Berishës, anëtar i Akademisë së Arteve Marciale të Prishtinës. Trajneri më i mirë edhe këtë vit u shpall Muhamet Safiqi nga Klubi i Tekuandos “Tigër” nga Prishtina, klubi më i suksesshëm nga Federata e Tekuandosë u shpall Klubi i Tekuandos “Prishtina”, kurse klubi më perspektiv i vitit 2009, u shpall KT “Peja”.

Për këtë vit, u shpallën edhe më të mirët në kategoritë tjera. Në konkurrencën e kadetëve u shpall Elion Bërbatovci nga klubi “Besa”, kurse në atë të femrave Delvina Durmishi nga klubi “Tigër”. Në konkurencën e juniorëve, Rilind Kuqi i klubit “Puma” u shpall më i dalluari kurse në atë të femrave Erendita Gërguri nga klubi “Akademia e Arteve Marciale – Prishtina”.

Kryetari i Federatës së Tekuandos së Kosovës Nuhi Gashi, me gjithë problemet që ka pasur kjo federatë gjatë këtij viti, thotë se prioritet i tij në vitin e ardhshëm, do të jetë masovizimi i këtij sporti.

Në fund, nga Federata e Tekuandos e Kosovës, me mirënjohje u nderuan të gjitha klubet dhe sportistët që bëjnë pjesë në këtë federatë. Me mirënjohje për sukseset e arritura në garat ndërkombëtare u nderua klubi i Tekuandos “Besa” dhe  klubi “Puma”. Për sukseset e arritura në aktivitetet e FTK-së, u nderuan edhe klubet “AAM Prishtina”, “Tigër” dhe “Drenica”

Emrat e Garuesve Senior(M):

-58kg Enver Gashi

-68kg Mehmet Mehmeti

-74kg Durim Berisha

-80kg Daut Dauti

+87kg Shabi Gori

Emrat e Garuesve Junior (M):

-45kg Rinor Koca

-49kg Blond Berbatovci

-53kg Elion Berbatovci

-55kg Albert Hoxhaj

-59kg Kastriot Sekiraqa

-59kg Rilind Idrizi

-63kg Rilind Kuçi

-73kg Egzon Gërguri

-78kg Burim Abdullahu

+78kg Maxhun Berisha

Emrat e Garuesve Junior (F):

-46kg Arbreshë Binaku

-49kg Albiona Binaku

-55kg Erendita Gërguri

 Emrat e Sportistëve te Vitit

Sportisti i Vitit

Durim Berisha (Akademia e Arteve Marciale Prishtina)

 Sportist i Vitit 2009 Junior (M)  

Rilind Kuçi (Klubi I Taekwondo-se PUMA)

Sportist i Vitit 2009 Junior(F)

Erendita Gërguri (Akademia e Arteve Marciale Prishtina)

 Sportist i Vitit 2009 Kadet (M)

Elion Berbatovci K.T. BESA

Sportist i Vitit 2009 Kadet (F)

Delvina Durmishi K.T. TIGËR

Trajneri i Vitit 2009 – Muhamed Saqipi

Klubi më i mirë i vitit 2009- Klubi i Taekwondo-s Prishtina

 Klubi më Përspektiv 2009 – Klubi i Taekwondo-s Peja

 Mirënjohje per Sukseset e arritura në Garat Ndërkombëtare (për Klubin e Taekwondo-s “BESA” dhe për “PUMA”)

Mirënjohje për Sukseset e arritura në aktivitetet e FTK-s, Klubeve “AAM PRISHTINA”, “TIGËR”, “DRENICA”.

Punëtori Sportiv për mediat Elektronike – Dren Gërguri – Kohavision

Punëtori Sportiv për mediat e Shkruara – Valdet Hasani – Gazeta Express

Gani Kosumi

Tags:

Comments Closed

Comments are closed.