Home » Futboll, Futsall-Superliga Kosovë, Lajm i fundit » Feniksi nga Drenasi, fitues i Kupës së Kosovës në Futsall 2012

Feniksi nga Drenasi, fitues i Kupës së Kosovës në Futsall 2012

DSC 8398 300x199 Feniksi nga Drenasi, fitues i Kupës së Kosovës në Futsall 2012Skuadra Feniks nga Drenasi, është fituese e Kupës së Kosovës në futsall. Në ndeshjen e zhvilluar të premtën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në praninë e rreth 300 shikuesve, Feniksi mundi Liburnin nga Gjakova pas vazhdimeve 5:3, pasi koha e rregullt përfundoi, 3:3. Golat për Feniksin i shënuan Narcis Alibegu tre gola, pastaj Florent Hasi dhe Arton Mulaku nga një. Për Liburnin golat i shënuan Ramadan Alaj dy herë dhe një gol e realizoi Ideal Brovina.

futsall2 Feniksi nga Drenasi, fitues i Kupës së Kosovës në Futsall 2012

Kupën fituese, portierit të ekipit fitues Bashkim Rexhepit, ia ndau Afërditë Fazliu, zv.drejtoreshë e Departamentit të Sportit të Kosovës.

Në mesin e të pranishmëve në finale, ishin edhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, selektori i Kosovës në futsall, Ramadan Cimili, kryetar i Komisionit të Futsallit Ismail Kosumi, pastaj trajneri i mirënjohur me licensë profi të UEFA-s, Ejup Mehmeti dhe personalite tjera.

Ky njiherit, ishte aktiviteti i vetëm i FFK-së, për 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.