Home » Futboll, Lajm i fundit, Perfaqesuesja-Kosovë » FFK-Nga 7-11 korrik 2010 mbahet kampi kombëtar për U-15

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaku, ka mbajtur një konferencë për media, ku para gazetarëve ka shpalosur Programin e Kampit Kombëtar U-15. Kampi do të mbahet prej datës 7 korrik deri më 11 korrik të këtij viti, ku do të përfshihen 144 futbollistë nga rajonet e Kosovës, 24 trajnerë, pastaj gjyqtarë, fizioterapeutë etj. Mbajtja e këtij kampi, sipas Bunjakut, ka për qëllim edhe edukimin e futbollistëve të rinj.

Bunjaku ndër të tjera theksoi rëndësinë e Kampit Kombëtar U-15 duke cilësuar këtë grup-moshë si bazën kryesore të Përfaqësueses së Kosovës.

Bunjaku shpalosi edhe një detaj se si do të organizohet ky kamp.

Organizimin e kampit, e përshëndeti edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri. Ai pastaj para mediave, prezantoi edhe zyrtarisht selektoren e përfaqësueses së Kosovës në futboll për femra, Afërdita Fazliun.

Afërdita Fazliu, e cila është selektorja e parë për femra në futbollin kosovar, premtoi se do të punojë shumë në ndërtimin e një përfaqësuese të fortë.

Në Kampingun Edukativ Kombëtar, që sipas zyrtarëve të FFK-së, do të përkrahet nga Ministria e Sportit, do të përzgjedhet numri prej 36 futbollistëve që do të vazhdojnë të funksionojnë si ekip përfaqësues U-15. 

G.Kosumi

Comments Closed

Comments are closed.