Home » Futboll, Lajm i fundit, Superliga Kosovë » FFK-Vazhdohet marreveshja me Raiffeisen Bank

Sot, më 7 korrik 2010 është mbajtur një konferencë me gazetarë në hotel “Victory” me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për sponsorisim ndërmjet FFK-së dhe Raiffeisen Bank. Me këtë rast kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri ka theksuar nevojën dhe rëndësinë e mbështetjes që i ka dhënë kjo bankë zhvillimit të futbollit në Kosovë. Përkundër krizës së madhe globale, fatmirësisht Raiffeisen Bank ka ruajtur stabilitetin e saj bankar dhe për këto vite bashkëpunimi jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Këtë vit është shtuar edhe Liga e femrave dhe kjo ka bërë që të shtohet edhe hapësira reklamuese për këtë bankë. Ne besojmë për një bashkëpunim edhe më të madh në atë ardhmen, veçmas pas pranimit të plotë të FFK-së në mekanizmat ndërkombëtar. Ndërsa, nga ana  tjetër drejtori i përgjithshëm i Raiffeisen Bank z. Robert Wrigt me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për sponsorisim edhe për një vit para gazetarëve u shpreh:” Unë falënderoj kryetarin Vokrri dhe FFK-në për këto tri vite të bashkëpunimit jashtëzakonisht të mirë. Ne jemi të kënaqur që kemi pasur këtë bashkëpunim dhe për këto vite kemi parë një progres të madh në futbollin e Kosovës si në cilësi të lojës ashtu edhe në infrastrukturë. Po ashtu na gëzon fakti se nga ky viti do t’i fillojë garat edhe Liga e fermave, e në veçani na ka gëzuar fakti se tash shitja  lojtarëve të Kosovës do të bëhet përmes FIFA-s, e cila ka njeh kartonin  e kesaj federate. Ne jo vetëm që shpresojmë, por besojmë se futbolli i Kosovës shumë shpejt do të bëhet anëtar i FIFA-s dhe UEFA-s. Dhe me këtë rast futbollistëve të rinj dhe talenteve të rinj do t’u jepet rasti që të dëshmojnë cilësitë e tyre e tyre.

Njofton sherbimi per informim i Federates se Futbollit te Kosoves, nenshkruar nga Zëdhënësi Fazli BERISHA.

G.K

Share and Enjoy:
  • Print
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks
  • Webnews.de

Comments are closed.