Home » Futboll int., Kombëtarja, Kombëtarja-Shqipëri, Lajm i fundit » Fitore prestigji e Shqipërisë në Podgoricë

Eurogol i Hamdi Salihit kunder MAlit te Zi1 300x181 Fitore prestigji e Shqipërisë në PodgoricëShqipëria është kombëtarja e parë që i shkakton humbjen Malit të Zi në vend të vet që nga 24 marsi 2009, kur kishin humbur nga Italia në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Vendimtare në ketë takim ishte goditja e mrekullueshme e “golgeterit” Hamdi Salihi në minutën e 79 (foto 1).

 

 

Formacioni i Shqipërisë

 

Para portierit Isli Hidit, selektori Kuzhe, rreshtoi mbrëmë katërshen e mbrojtësve: Agolli, Curri, Cana dhe Dallku. Ndërkohë që në mesfushë (si shkatërrues) luajti dyshja Lila-Bulku. Më pas pak metra prapa Bogdanit (sulmuesi i vetëm) luajti treshja Duro-Skela-Salihi.

 

Fitorja e Shqipërisë ndaj Malit te Zi konsiderohet edhe si fitore e Kuzhes ndaj homologut te tij kroat Zllatko Kranjçar, qe dikur kishin luajtur së bashku te Dinomo e Zagrebit. Për koincidence edhe gjyqtari i ndeshjes ishte kroat.

Trajneri Kuzhe, mund të konsiderohet një “mjeshtër” i miqësoreve, pasi në pesë ndeshje të zhvilluar nën drejtimin e tij, Shqipëria ka fituar tre takime dhe ka barazuar dy. Kuqezinjtë nuk kane pesuar humbje në shtatë ndeshjet e fundit miqësore.Hamdi Salihu i gezohet golit 0 12 300x173 Fitore prestigji e Shqipërisë në Podgoricë

Pas ndeshjes trajneri Josip Kuzhe ka deklaruar:” Jam i kënaqur me mbrojtjen e kombëtares, por jo edhe me repartin e sulmit. Megjithatë fituam. Mali i Zi nuk arriti të krijoj asnjë rast për gol. Kam pritur një Mal të Zi më të rrezikshëm. Kam shikuar disa incizime të ndeshjeve të tyre, i njoh disa futbollistë, dhe e di se ata lojtar munden të bëjnë lojëra më të mira se sa sonte. Por do të them se ne kemi qenë më të mirë dhe kemi pa mundësuar lojën e tyre në sulm”.

Ndërsa trajneri i reprezentacionit të Malit të Zi, po ashtu kroat, Zllatko Kranjcar, që dikur së bashku me trajnerin e Shqipërisë, kanë luajtur në Dinamo të Zagrebit, ka deklaruar: “Humbjet janë pjese e lojës. Kjo disfate nuk është nga dobësitë e tona, por kundërshtari  ka pas me shume fat. Kjo disfatë ka ardhur si rezultat i një gjuajtje të mrekullueshme. Na ka munguar kreativiteti, dhe kjo ka qenë vendimtare për çka nuk kemi realizuar raste”.Salihi feston golin kunder Malit te zi Fitore prestigji e Shqipërisë në Podgoricë

 

MALI I ZI – SHQIPËRIA 0:1

 0:1 Salihi (79’)

Shikues 6.000

Gjyqtar : Mario Strahonja (Kroaci)

Kartonë të verdhë: Vukiçeviç (Mali i Zi) dhe Dallku, Cana, Agolli (Shqipëri)

Mali i Zi : M.Bozovic, Pavicevic, Dzudovic, Batak, Jovanovic, Novakovic,(Delibasic), Kascelan(Zverotic), Vukcevic, V.Bozovic,(Petkovic), Dalovic(Fatos Beçiraj), Vuçiniç.

Shqipëria: Hidi, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Lila, (Villa), Bulku, Duro(Muzaka), Skela (Hyka), Salihi, Bogdani (Kapllani).

Kombëtarja Shqiptare ndeshjen e ardhshme kontrolluese e zhvillon me 02.06.2010 kundër Andorrës në Durrës.

E. EJUPI

Comments are closed.