Garën e formula 1 për shpërblimin e madh të Kanadasë në Montreal e ka fituar Louis Hamilton(sikur edhe para 2 jave në Stamboll). Me 109 pikë tani , ai ka marr kreun e tabelës së kampionatit. Hamilton ka ngadhënjyer para kolegut nga ekipi, Jensson Button dhe Fernando Alonso nga Ferrari. Michael Schumacher vetëm i 13-ti.
Pas fitores se dyfishtë te McLarenit (Hamilton, Button) në garën për shpërblimin e madh të Kanadasë në Montreal, tani distanca e pikëve për Sebastian Vettel dhe Mark Webber të Red Bullit është rritur akoma.
Lewis Hamilton(109 pike) tani ka 19 pikë më shumë se Vettel, i cili, në tabelën e pilotëve, mbetet në pozitën e pestë.
Radhitja e pilotëve sipas pikëve të tubuara:
| 1. | L.Hamilton | McLaren | 109 |
| 2. | J.Button | McLaren | 106 |
| 3. | M.Webber | Red Bull | 103 |
| 4. | F.Alonso | Ferrari | 94 |
| 5. | S.Vettel | Red Bull | 90 |
| 6. | N.Rosenberg | Mercedes | 74 |
| 7. | R.Kubica | Renault | 73 |
| 8. | F.Massa | Ferrari | 67 |
| 9. | M.Schumacher | Mercedes | 34 |
| 10 | A.Sutil | Force India | 23 |
Gara e ardhshme e Formula 1 , për shpërblimin e madh te Evropës, mbahet ne 27.06.2010 në Valencia.
E. EJUPI

Comments are closed.