Të enjten, në afërsi të Prishtinës, në fshatin Llapnasellë, është inauguruar qendra e golfit “Golf Prishtina”. Kjo qendër ka dy fusha: një të mini-profi golfit që përbëhet nga 18 gropa dhe një të golfit profi “driving range” që është e gjatë plot 250 metra.
Fusha e mini-profi golfit është e njëjtë me atë të golfit profesionist, por me diametër 10 herë më të vogël. Fusha e mini-golfit ka 18 gropa dhe pista e secilës gropë është e ndryshme dhe secila është “kopjuar” nga ndonjë klub i minigolfit nëpër botë.
Kjo qendër sipas pronarëve të saj është e para në Kosovë dhe në rajon.
“Fusha të kualitetet të tillë nuk ka në rajon, ka fusha të mini-profi golfit, por janë me beton apo me tepison. Kjo është fushë moderne dhe është investuar shumë në të”, ka thënë bashkëpronari i kësaj qendre, Ahmet Kurtolli.
E gjithë kjo është ndërtuar nga mjeshtrit suedezë, ndërsa bari është nga Anglia.
Skaj shtigjeve të mini-profi golfit është ngritur edhe shtegu i gjatë 250 metra.
“Po ashtu është edhe fusha e golfit profi, ‘driving range’ që është e gjatë 250 metra. Fushë me gjatësi të tillë është e rrallë”, ka shtuar Kurtolli.
Kjo qendër, që ka kushtuar mbi gjysmë milioni euro, përmban dhe një restorant dhe shumë bukuri të tjera skaj shtigjeve.
Marrë nga: Koha.net

Comments are closed.