Edhe zyrtarisht ka filluar kampionati botëror i 19-të, i futbollit, “Afrika e Jugut 2010”, i cili do të mbahet deri më 11 korrik.
Fillimisht Hapja Solemne e ngjarjes më të madhe të futbollit në botë, u bë në stadiumin “Soccer City” në Johanesburg. Rreth 2 mijë artiste bënë një shfaqje të shkëlqyeshme, mes tyre edhe këngëtarë të njohur nga Afrika, si dhe nga SHBA.
Në këtë kampionat, që mbahet për herë të parë në Afrikë, do të marrin pjesë 32 shtete të cilat janë të ndara në tetë grupe.
Sot, është zhvilluar ndeshja e parë e botërorit në Johanesburg, ku nikoqiri Afrika e Jugut dhe Meksika luajtën baraz, 1:1. Ndërkohë, sonte prej orës 20 e 30 minuta, do të zhvillohet ndeshja e dytë e grupit A, ku përballen Uruguaji – Franca.
Afrika e Jugut – Meksika 1:1 (0:0)
Tshabalala (55’) – Marquez (79’)
Gjyqtar: Sharvan Irmatov.
Stadiumi: Soccer City – Johanesburg
Shikues: 84.000.
KV: Masilela, Dikgacoi (A.J), Juarez, Torrado, Captain (Mex)
Afrika e Jugut: Khune, Gaxa, Mokoena, Captain, Thwla, (Masilela), Yellow, Khumalo, Tshabalala, Pienaar (Parker), Modise, Letsholonyane, Dikgacoi Yelloë, Katlego Mphela,
Meksiko: Perez, Rodriguez, Salcido, Marquez, Osorio, Aguilar (Guardado), Juarez Yelloë, Torrado, Captain Yelloë card, Franco (Hernandez), Vela (Blanco), Giovani.
Nesër, janë në program tri takime. Në kuadër të Grupit B, në orën 13 e 45 minuta, në Port Elizabet takohen Korea e Jugut – Greqia, dhe në orën 16 Argjentina – Nigeria që zhvillohet në Johanesburg. Kurse ndeshja e fundit e programit të nesërm, është ajo që zhvillohet në ora 20 e 30 minuta në Rostenburg, ku përballen Anglia – SHBA, ndeshje kjo e Grupit C.
albaspox.com



Comments are closed.